Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

“Ish-Guvernatori Ardian Fullani merr postin e rëndësishëm në Malin e Zi, akuzat për vjedhje parash në Shqipëri”

Nga Klodiana 0

Ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ka marrë një post të rëndësishëm në Bankën Qendrore të Malit të Zi.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat malazeze, ku thuhet se Guvernatori i Bankës Qendrore të Malit të Zi Radoje Zugic dhe Bordi Drejtues i Bankës Qendrore të Malit të Zi, kanë miratuar krijimin e Bordit Këshillues të Bankës Qendrore të Malit të Zi me 11 anëtarë, pjesë e së cilit është edhe ish Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Vendimi për krijimin e këtij bordi është marrë që në muajin shtator 2018.

Guvernatori i Bankës Qëndrore të Malit të Zi (CBCG) Radoje Zhugiq ka vendosur si anëtar të Bordit Këshillues të Bankes, ish guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Arian Fullanin, i cili në shtetin e tij është shkarkuar dhe arrestuar sepse nga kasaforta e Bankës së Shqipërisë janë zhdukur 713 milionë lekë (6.63 milionë dollar amerikan).

A do e dëmton kredibilitetin e Bankës Qëndrore të Malit të Zi, shkaku se anëtari i Bordit Këshillues është ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani i arrestuar, shkarkuar nga ai pozicion dhe i akuzuar për fshehje të 6.63 milionë dollarëve amerikan?” Ka qenë kjo pyetje në të cilën guvernatori malazez Zhugiq për të përditshmen “Vijesti” nuk ka dashur të përgjigjet.

Ndërsa siç raporton e përditëshmja “Vijesti” jo formalisht kanë marrë një përgjigje nga Sektori për marrëdhënie me publikun e cila thotë: “Nuk kemi kohë”.

Duke iu referuar raportimeve të mediave shqiptare por edhe Reuters, “Vejesti bën publik për lexuesit në Mal të Zi arrestimin nga Zyra e Prokurorit të Shqipërisë në vendin e punës në fillim të shtatorit 2014 të Ardian Fullanit për akuzat për shpërdorim të detyrës dhe vjedhjen e 713 milionë lekëve (6.63 milionë dollarë) nga Thesari i Bankës së Shqipërisë. Prokuroria kërkoi pesë vjet burg për Fullanin, por ai arriti të shmangë një dënim me burg, ndryshe nga zyrtarët e tjerë të Bankës së Shqipërisë. Fullani e mohoi akuzën dhe refuzoi të japë dorëheqjen si guvernator, por u shkarkua nga Bordi i Drejtorëve të Bankës së Shqipërisë.”

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej