Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Isco për CR7: Nuk mund të qajmë për dikë, që nuk deshi të jetë këtu

Nga Klodiana 0

Isco foli në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes së Champions-it, kundër Viktoria Plzen. Me skuadrën në krizë, me trajnerin e kryqëzuar, për të cilin klubi po kërkon zëvendësues, ish-lojtari i Malaga-s mori fjalën për të diskutuar periudhën e keqe të të tijve dhe të ardhmen:

“Ne duhet të gjejmë paqen e duhur dhe përgjegjësinë për të ndryshuar situatën. Jemi të parët, që dëshpërohemi kur nuk fitojmë. Përgjegjësia nuk mendoj se është vetëm teknike. Pozicioni i Lopetegui? Unë nuk mendoj se shtypi ka pushtet të rrëzojë një trajner, por polemikat që do të krijojë nuk na e lëkund besimin në atë që mund të bëjmë. Kemi besim te trajneri. Mund të ngrihen një milion gjëra nga këtu e tutje, por unë besoj në këtë ekip.

Dalja nga kriza? Tani kjo varet nga ne dhe trajneri, për ta ndryshuar situatën, sepse futbolli është lojë kolektive. Jemi të vetëdijshëm për atë që duhet të bëjmë. Ndryshimi i trajnerit? Do të ishte marrëzi për ta larguar, sepse nuk mund të na largojnë ne lojtarëve, të gjithë. Në këtë situatë nuk ka përgjegjësi vetëm trajneri. Unë jam i bindur se së bashku mund të kemi një sezon të madh.

Situata në dhomat e zhveshjes? Ne jemi të shqetësuar për shkak se nuk po marrim rezultatet që duam, por duhet të kërkojmë atë ekuilibër, që na bën të fitojmë ndeshjet. Jemi fitues, e kemi treguar dhe nuk duhet të shkojmë më tutje. Shpresoj që ndeshja e nesërme të jetë një pikë kthese. Kemi besim se ndeshja do të gjenerojë për ne ndryshimin e pritshëm.

A ndihem borxhli ndaj trajnerit? Është e vërtetë që Lopetegui më ka dhënë besim në ekipin kombëtar, por e kam kthyer atë tek ai. Mungesa e Ronaldos? Ne nuk mund të qajmë për dikë, që nuk ka dashur të jetë këtu”.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej