Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Irani kundër Trump/ Refuzon vizat për shtetasit amerikanë

Nga Klodiana 0

Irani: U heq vizat shtetasve amerikanë

Pas kufizimit të vizave për 7 vende të lindjes së Mesme nga presidenti amerikan, Irani i është përgjigjur në të njëjtën mënyrë duke refuzuar vizat për shtetasit amerikanë.

Konfirmimi i refuzimit të  vizave për  shtetasit amerikanë, u bë i ditur nga Ministri i Jashtëm Iranian  duke theksuar se kjo është përgjigje e dekretit ekzekutiv të Trumpit me të cilin ndalon hyrjen e shtetasve nga 7 vende myslimane në SHBA, në mesin e tyre edhe Iranin.

“Nëse ka përjashtime, kjo do të shqyrtohet përmes mekanizmave të krijuara në Ministrinë e Punëve të Jashtme”, deklaroi Zarif.

Presidenti amerikan Donald Trump, të premten, mori vendim për ndalimin e hyrjes së refugjatëve sirianë, ndërsa ndalesë tremujore për dhënie të vizave amerikane vendosi për shtetasit e Iranit, Irakut, Libisë, Somalisë, Sudanit dhe Jemenit.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej