Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Intriga/ Zbulohet se si Lulzim Basha po e bind Matteo Salvini-n e Italisë të vendosë vizat me Shqipërinë

Nga 27-shi 0

Sipas burimeve shumë të besueshme të politikanit pemëdashës, Taulant Balla mbarë populli mësoi që 108 deputetë holandezë votuan në këtë mënyrë, sepse kur Lul Basha punonte në UNMIK në katin e pestë, po atje punonte në katin e dytë edhe Madeleine Van Torrenburg. Luli e zuri shoqe këtë gocën në korridoret e UNMIK-ut, kur dilnin për ndonjë kafe – cigare. Këto ditë ia kujtoi miqësinë dhe ajo e ktheu gjithë Kuvendin e Holandës përmbys, sepse krimi shqiptar në këtë vend sipas Taulantit dhe pemëve të tjera zë vetëm 0.2 për qind, pasi nuk të lënë radhë polakët. Veç kësaj, kriminelët tanë janë çuna me zemër të bardhë; nuk vrasin, vetëm plagosin.

Tani, Lul Basha i është futur punës të bllokojë vizat me Italinë, sepse ka njohje me Mateo Salvinin, ministrin e brendshëm të Italisë, politikan populist.

Dikur Lulzim Basha, kur ka qenë në një takim me Forza Italia në Milano, Salvini kaloi poshtë selisë, se i ra rruga andej. Por jo vetëm kaq, kur Lulzimi punonte në katin e gjashtë të UNMIK, sepse pësoi ngritje në detyrë, po atje punonte në katin e tretë Viktoria Lavoramano që është shoqe e ngushtë me kushërirën e dytë të Salvinit, i cili e konsideron në fakt si me e pasë gocë teze dhe ia dëgjon fjalën. Luli Viktorian e njeh prej punës së dorës që ajo bënte në një kurs për gratë serbe të enklavave, sepse dihet që Luli është agjent rus.

Me një fjalë Lulzim Basha tani ka shtrirë ndikimin e tij edhe tek Salvini, i cili iu gafur kriminelëve shqiptarë të Milanos që janë zënë me ata nigerianë. Por, fajin e kanë patur ata legenat afrikanë, se këta tanët janë çuna të drejtë e të besës dhe sa herë duhen, vijnë në Shqipëri për zgjedhje që të takojnë familjet.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej