Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Interpelanca/ Rama: Hapja e negociatave ka vetëm një kusht, vetting-un

Nga Skenderi 0

Kryeministri Edi Rama është thirrur sot në interpelancë nga shtatë deputetë lidhur me mosdhënien e një date konkrete për  hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Deputetët që kanë kërkuar interpelancën me kryeministrin ishin Nard Ndoka, Arben Duka, Vangjel Dule, Ben Blushi, Mimoza Hafizi, Astrit Patozi dhe Dashamir Shehi.

Për t’iu përgjigjur ligjvënësve Rama tha se kërkesa urgjente për interpelancë nuk ka lidhje me çështjen, për të cilën është thirrur duke iu thënë deputetëve që nuk kanë njohuri për procesin e integrimit.

Më pas, Rama tha se Këshilli i Ministrave të BE-së nuk vendosi datë të negociatave, për shkak të mos përmbushjes së 5 prioriteteve.

Sipas kryeministrit Rama hapja e negociatave ka vetëm një kusht, vetting-un.

Rama:

Kam marrë një kërkesë për interpelancë urgjente nga disa deputetë dhe lexuesi i interpelancës zotin Beni. Por, me sa duket urgjenca nuk ka lidhje me çështjen pse jam thirrur këtu me urgjencë. Kërkesa ka një premisë logjikisht të gabuar, s’po e quaj të gënjeshtërt, që tregon se zoti Nardi, zoti Vangjeli e zoti Beni nuk kanë asnjë njohuri për procesin e integrimit. Pra, janë të paditur në lidhje me këtë proces, siç doli nga parashtrimi që bëri zoti Beni. Këshilli i Ministrave të BE-së nuk vendosi datë të negociatave, për shkak të mos përmbushjes së 5 prioriteteve. Sa citova është një shprehje elokuente e paditurisë në grup e kërkuesish të interpelancash. Ne nuk prisnim asnjë datë. Kushti ishte një; fillimi dhe zbatimi i ligjit të vettingut”.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej