Ka than' i moçmi: 

"E çka duhet me ba ma tepër për me kenë shqiptar?!"

Dom Ndre Zadeja

Intelektualët apel bashkisë Durrës e qeverisë: Mos e varrosni arkeologjinë për “Velierën” (VIDEO)

Nga Skenderi 0

Zbulimet e fundit në sheshin “Veliera” në zemër të qytetit bregdetar, kanë sjellë një reagim të madh e interes të jashtëzakonshëm tek intelektualët dhe qytetaria durrsake. Jo vetëm kuriozët, por edhe të interesuarit në mënyrë të drejtpërdrejtë për orë të tëra kanë vijuar të mbikqyrin gërmimet që kryhen në shesh. Të gjithë qytetarët që kalojnë në qendër të Durrësit ndalojnë për të vëzhguar këto zbulime, ndërsa në kor e njëzëri kërkojnë që kjo pasuri arkeologjike të mos varroset njësoj si zbulimet e mëparshme, por të kthehet në një atraksion turistik e të vizitueshëm për të gjithë qytetarët e turistët e huaj.

Gjergj Thanasi gazetar: “Durrësi është shumë i pasur, është si qypi me flori, sa më shumë të gërmosh aq më shumë mund të dalin. Mund të bëhen të dyja edhe gërmimet edhe sheshi “Veliera”. Mund të konservohen këto gërmime dhe mund të bëhet një atraksion turistik më i madh për turistët që vijnë me kroçera.

Qytetarët thonë se janë mjaft të zhgënjyer nga bashkia, pasi sipas tyre edhe këto zbulime kanë për t’u varrosur poshtë betonit.

Andi Bora është një student i ri, i gazetarisë, në emër të shoqërisë civile kërkon që ky zbulim dhe çdo zbulim tjetër të ruhet e të kthehet në atraksion turstik për t’i shtuar vlerat qytetit të Durrësit.

Avokati Ilir Malindi, gjithashtu deklaron se pasuria arkeologjike e Durrësit duhet të ruhet e të trashëgohet brez pas brezi si një vlerë e shtuar e këtij qyteti.

Në sheshin “Veliera” vetëm pjesa perëndimore ka mbetur e “pavarrosur”.

Në pjesën lindore aty ku ishin gjurmët dhe fragmentet e murit të kalasë që lidhet me Torrën Veneciane e vijon deri në Kodër Vilë, nuk ka mbetur asgjë, pasi firma zbatuese e projektit e mbushi me gurë e zhavorr, pavarësisht se çfarë pasurie gjendej poshtë saj.

/durrëslajm/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej