Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Instagrami, rrjeti social më i dëmshëm për shëndetin mendor

Nga Klodiana 0

Instagrami duket një vend miqësor, një platformë fotografish, ku postimet me suksesin më të madh arrihen falë pozitivitetit që përçojnë, e ku të gjithë dukemi të gëzuar dhe pa stres.

Një festë kolektive, ku merr pjesë edhe një numër i lartë profilesh dedikuar qenve dhe maceve, pak a shumë të famshëm.

Çfarë mund të shkojë keq vallë në botën e lumtur të Instagramit?

E megjithatë, kur në vitin 2017 revista prestigjioze “Royal Society for Public Health” drejtoi një sondazh mbi përdorimin e rrjeteve sociale nga të rinjtë, u zbulua që pikërisht platforma dedikuar fotografisë ishte ajo, që më shumë sesa të tjerat përkeqësonte cilësinë e jetës së përdoruesve të saj.

Kundër çdo parashikimi, Instagrami është vendosur në vend të fundit, duke marrë pikë veçanërisht negative për sa i përket perceptimit për vetveten, cilësisë së gjumit, e sindromës së re “FOMO” (frikës ndaj humbjes së diçkaje me rëndësi, si arsyeja kryesore e shpërdorimit pa kufij të kohës në rrjetet sociale).

Një numër i madh ekspertësh të shëndetit mendor rakordojnë në tezën se Instagrami shkakton në përdoruesit e tij ndjesi sikleti dhe parehatie, pikërisht prej “pozitivitetit” ekstrem që rrezaton.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej