Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Inspektohen punimet, “Arena Kombëtare” gati në fund të 2018

Nga Klodiana 0

Presidenti i FSHF-së Armand Duka këtë të premte ka inspektuar punimet, në “Arenën Kombëtare”, që sipas parashikimeve stadiumi do të jetë gati për të pritur ndeshje futbolli në fundin e vitit 2018.

“Punimet gjithashtu po ecin sipas parashikimeve, kualiteti  i tyre është i nivelit të lartë. Kam bindjen se kontraktori që ne kemi për ndërtimin e stadiumit , brenda fundit të 2018 ky impiant do të jetë gati për të pritur ndeshjet e futbollit shqiptare” u shpreh Armand Duka

Duka tha se “Arena Kombëtare” do kandidojë sërish në vitin 2020:

“Ishim të ndërgjegjshëm se ishte një garë e vështirë sepse ishim i vetmi vend që konkuronim me një projekt jo me një stadium të mbaruar, shpresoj të na ketë dhënë shansin të jemi konkurent më të denjë pasi të kemi stadiumin e mbaruar për 2020” shton Duka

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej