Ka than' i moçmi: 

“Kur një komb e humb gjuhën, humb dhe veten"

                                                                                       -Sami Frasheri

Indinjata e Ndrenikës dhe Asqeriut, Rama: Leksione s’na jep dot askush. Çfarë plasje kanë?

Nga Media 0

Debati për zhvendosjen e Teatrit Kombëtar ka përfshirë në debat aktorët dhe ministren Kumbaro. Rama i cili ka zgjdhur të mos përfshihet në debat ka zgjedhur ta thyejë heshtjen përmes një komenti në Facebook.

Një qytetar i ka shkruar: E degjove Robert Ndreniken Edo? Po Bujar Asqeriun? Folen nga plasja shpirtit…kështu jemi pothuaj të gjithë, edhe pse të japim votën që të mos fitojë më ai Qoftëlargu!

Rama iu përgjigj: Jo Andi nuk i kam dëgjuar dhe nuk e di çfarë plasje kane, po di që debati për të mbrojtur godinën e rrënuar teatrit, është një debat i stërvjeter, i stërlodhur dhe pa asnjë vlerë e asnjë kuptim sot! Sa ka bërë qeveria ime për teatrot, muzetë, stadiumet në vetëm 4 vjet nuk i kanë bërë të gjitha qeveritë bashkë në 25 vjet! Nuk mjaftojnë? Aspak. Por ama leksione të asnjë lloji s’na jep dot askush dhe në këto katër vjet do bëjmë ende më shumë, përfshire edhe Teatrin e Ri Kombëtar, duan s’duan ata që s’dinë çfarë duan!

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej