Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Indi/ Rreth 115 të vdekur në një aksident hekurudhor

Nga Rexhina Biba 0

Të paktën 115 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 150 janë plagosur pasi një tren ka dalë nga shinat në shtetin Uttar Pradesh në veri të Indisë.

Sipas policisë aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të 20 nëntorit, në afërsi të qytetit Kanpur, kur 14 vagonat e një treni dolën nga shinat.

Punëtorët e shpëtimit kanë përdorur makinerinë e rëndë për të prerë vagonat e dëmtuar të trenit të shpejtë Patna-Indore, me qëllim që të nxjerrin trupat dhe të arrijnë deri tek të mbijetuarit.

Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi daljen e trenit nga shinat, megjithatë, Times of India citoi disa burime të cilat thonë se  prishja e rrugës është shkaktari i aksidentit.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>