Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Incidenti në Korçë/ Apelon FSHF: Të rishikohet ligji për sigurinë në stadiume

Nga Klodiana 0

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar në orët e vona të mbrëmjes lidhur me incidentin skandaloz të kampionatit që ndodhi mes tifozëve në stadiumin e Korçës. Duke parë se situata mund të precipitojë, institucioni i futbollit i ka bërë apel shtetit shqiptar që të rishikojë menjëherë ligjin e ri për sportin për sa i përket rregullave dhe sigurisë në stadiume, si dhe prezencës së policisë, në mënyrë që shmangen konfrontimet e mundshme.

Reagimi i Federatës

Federata Shqiptare e Futbollit ka ndjekur me shumë vëmendje dhe shqetësim incidentin e ndodhur në Korçë gjatë ndeshjes hapëse të kampionatit. Për çdo moment aparati drejtues ka qenë në kontakt të vazhdueshem me zyrtarët e ndeshjes për të risjelle në stabilitet situatën e agravuar mes tifozerive. Për fatin e mirë situata u rikthye në normalitetin që duhet por karshi një episodi të tillë FSHF nuk mund të qëndrojë kurrsesi indiferente. Organizimi dhe mbarëvajtja e garës mbetet prioritet absolut i saj. Incidenti në stadiumin e Korçës duhet të jetë një moment emergjent reflektimi përsa i përket sigurisë në stadiume dhe prezencës së policisë së shtetit në to. Tensioni i prodhuar në Korçë nuk mund të përligjë në asnjë moment amendime ligjore të parakohëshme dhe që lëkundin sigurinë publike në stadiume.

Një ngjarje e tillë dëshmoi pikërisht që për një çështje të tillë kërkohet një reflektim i menjëhershëm institucional. Nga ana tjetër FSHF kërkon të risjellë për të disatën herë në vëmendje të klubeve, rritjen e komunikimit të tyre me tifozeritë përkatëse, sensibilizimin e vazhdueshëm me grupimet e tifozerive për të garantuar më shumë stabilitet dhe për të shmangur sa më shumë momente të tilla agravuese dhe jashtë kontrollit në shkallët e stadiumit. Pjesa komunikuese me tifozeritë e tyre, është dhe duhet të mbetet një nga prioritetet e domosdoshme.

Për incidentin në Korçë gjithcka do të analizohet me detaje referuar raporteve nga zyrtarët e ndeshjes për ti kaluar më pas edhe pranë komisioneve përkatëse për shqyrtim dhe vendimarrje. FSHF do të qendrojë në kontakte të vazhdueshme me autoritetet përkatëse të rendit dhe me klubet për ti dhënë një zgjidhje garantuese këtij problemi, me gjithë barrierën ligjore që imponoi një situatë të tillë!

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej