Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Ilir Meta: Jam gati të dorëzoj mandatin e Presidentit

Nga Klodiana 0

Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme, ku shprehet se për zgjidhjen e krizës politike është gati të lërë mandatin.

Nga Pogradeci në kuadër të fushatës Kombëtare për dhurimin e gjakut, Meta tha se kriza në vend nuk mund të zgjidhjet me përdorimin e dhunës policore.

“Për krizën aktuale jam gati të dorëzoj mandatin  e Presidentit. Sakrifica që të mos instalohet një juntë ushtarake. Kriza zgjidhet me dialog dhe përpjekje. Kriza nuk zgjidhet as me retorikë, as me metoda  policore. Jam gati të sakrifikoj jetën time si Salvador Allende.

Nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, kriza është e qëllimshme, po cënohet rendi kushtetues . Veprimi i opozitës i dënueshem dhe i papranueshëm. Kuvendi ka 82 deputetë të ligjshëm, përfshirë edhe 3 që nuk dogjën mandatet… çdo numër tjetër është i kundërshtueshëm në të gjitha planet, politik, ligjor, moral.

Mund të thirren 1 milionë shqiptarë mbi 18 vjeç për të miratuar reformat, por kjo nuk e zgjidh krizën. Pasojat e kësaj krize mund të jenë të rënda për Shqipërinë.”, ka deklaruar Meta.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej