Ka than' i moçmi: 

“ Hani, vidhni, hiç mos mbeten, mbretër sa të hani veten...”
                                                                                        -Petro Marko

Iku viti i spektakleve karagjoze, hyri viti i spektakleve boshe ku vendet e punës i jep babagjyshi

Nga Media 0

Nga Rexhep Rada

Në Shqipërinë e vitit 2017, ku zhgënjimi është i madh dhe shpresat jane venitur, popullit i kanë ikur mendimet elitare, dhe diskutojnë për orë me radhë në lidhje me batutat e pushtetarëve. Injorantët nuk i vlerësojnë politikanët nga punët konkrete, por lavdërojnë ato që bëjnë batuta.

“Sa bukur ja futi atij… sa bukur ja ktheu… ai po është i aftë… “Dhe këtë popull injorant e kanë kuptuar dhe i japin atë çfarë ai do më tepër: “Spektaklin tallës”.

Më kujtohen tekstet për Parisin e disa shekujve më parë, ku monarkët shpenzonin një pjesë të mirë të buxhetit për festat e fundivitit, ku të varfërve u jepej disa ditë ushqim falas e organizoheshin lojëra argëtuese për të varfërit. Një ministër i asaj kohe i thotë mbret Luigjit që kjo pjesë e buxhetit të mos hidhej kot për këto lojëra karagjozësh dhe për bukën falas, por të investohej për përmirësimin e bujqësisë dhe zhvillimin e vendit, pasi kështu popullit i kthehej shumëfish dhe do rriste mirëqenien. Përgjigjja e monarkut që e prerë: Populli injorant do lojëra e bukë falas, nuk është mirënjohës po e zhvillove që t’i rriten të ardhurat. Dhe ai Luigj mbretëroi shumë gjatë

Pra, një popull injorant do show, do spektakël, do batuta… do karagjoza me pak fjalë… E kështu politikanët tanë shndërrohen në aktorë Portokallie dhe showmen-a tek të dielat e ekraneve shqiptare.

Sa bukur po tallen me ju …. dhe sa bukur po qeshni…

Edhe një vit tjetër bosh duke diskutuar për goditje çizmesh dhe vende pune që jepen babagjyshat…

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej