Ka than' i moçmi: 

"Nuk mendohemi se po mbytet kombi, por shikojmë se mos i lagen çorapet"

                                                                                       -Fan Noli

Iku Sheratoni? Po pastaj….

Nga Klodiana 0

Nga Lutfi Dervishi

Iku Sheratoni? Po pastaj….

Lajmi për largimin e Sheratonit është kumtuar prej kohe. Heqja e simbolit të hotelit të parë me 5 yje në vend po përcillet si një lajm i zakonshëm.

Në fakt, largimi Sheratonit është lajm i vjetër. Ajo që përbën interes është përgjigja e pyetjes: Po më pas?

Ccfarë do të bëhet? Do të vijojë godina të jetë hotel dhe ambient shërbimesh?

Është shitur godina (bashkë me truallin)?

A mund t’i ndërrohet destinacioni?

Meqë ka edhe oborr të madh dhe disa pemë që “po i marrin frymën Tiranes” a ka të ngjarë që aty të “mbillen” kulla?

A mos vallë i gjithë territori do t’i kthehet publikut dhe do të jetë pjesë e “pylllit orbital”?

Unë, nisur ngaçfarë ka ngjarë e po ngjet, besoj fuqimisht se do të ndodhë kjo e fundit.

Përgjigjen e pyetjeve të mësipërme nuk e jep dot Babagjyshi i Vitit të Ri sepse atij i ka mbetur vetëm një ditë.

Përgjigja e pyetjes: po pastaj? – është lajmi që ka interes për të gjithë: qytetarë dhe zyrtarë, civilë dhe ushtarakë, vendas dhe ndërkombëtar, sportistë dhe sportëdashës, aksioner dhe aksionistë, lypës dhe… oligarkë

Gëzuar 2K18!

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej