Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Ikardi, tani armik publik

Nga 27-shi 0

Sulmuesi i Interit ka fyer tifozët në autobiografinë e tij dhe këta të fundit nuk e pranojnë më si kapitenin e tyre

Mauro Ikardi tashmë është në telashe vërtetë të mëdha. Pasi e ka humbur pothuajse përfundimisht një vend në Përfaqësuesen e Argjentinës, për shkak të një ndikimi të Lionel Mesit, ka humbur edhe tifozët e Interit. Autobiografia e tij e publikuar së fundi ka bërë të ndizet një armiqësi e pazakontë me njerëzit e sektorit verior të “San Siros”. Në një faqe të librit, Ikardi përshkuan se si pas një ndeshje të humbur me Sasuolon 3-1, më 1 shkurt 2015, pasi i dhuroi uniformën një fëmije, një nga drejtuesit e grupimit “ultras” ia hodhi sërish bluzën dhe filloi ta godiste fëmijën. Sulmuesi bën të ditur se ka reaguar ashpër ndaj tifozit, duke e cilësuar bastard dhe që bën si i fortë me një fëmijë, për t’i bërë përshtypje tribunës. Ndërkohë, tifozët e Interit kanë mbetur mjaft të zhgënjyer, madje të befasuar nga përshkrimi i Ikardit, që e quajnë thjeshtë gënjeshtër.

7

Sipas ultrasve ai nuk është më kapiteni i tyre, madje që në ndeshjen e sotme ndaj Kaliarit e kanë pritur sulmuesin argjentinas me banera fyes. “Përdor një fëmijë për të justifikuar veten dhe për të na hedhur baltë. Ju nuk jeni njeri. Ju nuk jeni kapiteni ynë. Ju jeni vetëm një m… frikacak”. Aq shumë ka precipituar situate, saqë ka reflektuar edhe në fushën e lojës. Në të 26’, Ikardi që ka humbur dukshëm qetësinë, duke gabuar edhe nga pika e bardhë e 11-metërshit. Dhe për të mos mjaftuar këto, kundër tij ka dalë hapur një tjetër argjentinas, jo i parëndësishëm tek Interi, por vetë zv/presidenti Zaneti, i cili ka thënë: “Për ne, tifozët janë gjëja më e rëndësishme dhe të gjithë duhet t’i respektojmë”.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej