Ka than' i moçmi: 

"Komunizma është një sëmundje e tmerrshme, si tërbimi i qenve dhe i ujqërve, është kolerë që nuk shkatërron vetëm trupin,por zemrën dhe shpirtin e njeriut."

- Mit'hat Frashëri

Idrizi: PS nuk ka zbatuar marrëveshjen me PDIU

Nga Rexhina Biba 0

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi thotë se Partia Socialiste nuk ka qenë korrekte në zbatimin e marrëveshjes së koalicionit.

I ftuar në emisionin “Tonight Ilva Tare”, Idrizi u shpreh se edhe aktualisht, PS-ja nuk po e zbaton marrëveshjen.

Idrizi: Partia Socialiste nuk ka qenë korrekte dhe nuk është aktualisht në raport me atë marrëveshje të bërë me PDIU-në. Marrëveshja përveç pjesës së kauzës që jemi të kënaqur, në këtë pjesë por edhe në disa iniciativa të tjera.

Për sa i përket posteve, po ju kujtoj se në Shqipëri sot janë 128 agjenci të mëdha dhe shumë më të rëndësishme se sa këto që është prezent PDIU-ja. Kemi marrë pjesë në zgjedhjet lokale dhe po ju them që edhe në zona ku ne kemi pjesë të konsiderueshme votash, edhe në Sarandë deri më sot nuk kemi asnjë të punësuar.

Në Vlorë po kështu, në Fier asnjë. Në Tiranë bëjmë përpjekje. Edhe për sa i përket pushtetit qendror, pa dyshim nuk jemi të kënaqur me mënyrën se si ka operuar kjo mazhorancë.

Ka edhe pjesë që nuk jemi të kënaqur nga pikëpamje politike. Nuk kemi gjetur mbështetje për ligjin e hapjes së dosjeve. Nuk kemi gjetur mbështetje për ligjin e heqjes së dekoratave për kriminelit Enver Hoxha. Na kanë futur në një komitet në Parlament që nuk e dija se ekziston dhe ka 7 vite pa u mbledhur.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>