Ka than' i moçmi: 

"Populli nuk e pëson duke qenë i ditur."

- Pjetër Bogdani  

Idrizi: Plagët na dhembin vetëm neve, se vetëm ne i kemi, jo grekët

Nga Media 0

Debati në Kuvend, kryetari i PDIU-së i përgjigjet kryetarit të Kuvendit lidhur me qëndrimet që ai mbajti gjatë vizitës në Greqi

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta është përpjekur të sqarojë qëndrimin e tij të pamjaftueshëm për Çështjen Çame në Greqi. Në përgjigje të kritikave të PDIU-së, por edhe të ministrit të jashtëm, Ditmir Bushati, lidhur me qëndrimin regresiv të trajtimit të Çështjes Çame si çështje pronash, Meta u shpreh se nuk kishte shkuar në Greqi për të zhvilluar bisedime dypalëshe për këtë çështje. Ai tha se ishte një vizitë zyrtare. Meta përsëriti qëndrimin e tij se çështjet mes dy vendve mund të trajtohen në klimë konstruktiviteti, pasi zgjidhja vjen përmes dy palësh e jo në mënyrë të njëanshme.

Në përgjigje të Metës, ka reaguar sërish kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi. Duke cituar fjalinë e Metës në Athinë, por e përsëritur edhe sot në Kuvend, se plagët dhembin edhe po t’i lëmosh e jo më t’i ngacmosh, Idirizi u shpreh: “Plagët janë vetëm tonat zoti Meta! Sepse çamët u vranë, u prenë e u përzunë nga vendi i tyre. Grekët as u vranë, as u prenë e as u përzunë nga vendi i tyre. Idrizi ka paralajmëruar paraqitjen e një rezolute në parlament për të ecur më përpara në zgjidhjen e Çështjes Çame, bazuar në qëndrimin e ri të Brukselit të artikuluar nga komisioneri Johanes Hahn, i cili i rekomandon Greqisë të pranojë zgjidhjen e kësaj çështje.

Unë pashë vetëm monolog në Athinë zoti Meta. Folën grekët dhe kërkuan ngritjen e varrezave greke në Shqipëri, ndërsa ju nuk e kërkuat një gjë të tillë për varrezat çame në Çamëri. Kur ju folët për plagët zoti Meta ju dëgjova. Por dua t’ju kujtoj se plagët janë vetëm tonat, s’kemi vrarë prerë e përzënë njeri. Sigurisht që plaga dhemb shumë, por do të hapen plagë të tjera, nëse ne nuk do të kërkojmë t’i shërojmë këto plagë duke kërkuar zgjidhjen e Çështjes Çame si një çështje e të drejtave të njeriut.

Ju zoti Meta përmedët librin “Dy popuj miq” të diktatorit Enver Hoxha. Nuk më duket rasti për ta përdorur këtë shembull, sepse në kohën kur diktatori shkruante atë libër, çamët persekutoheshin nga regjimi komunist. Imagjinoni çfarë ndodhte me ta, pasi persekutimi komunist vinte pak, shumë pak kohë pas valës së dhunës së pashembullt të genocidit grek ndaj popullsisë çame. Pra, diktatori Enver Hoxha i persekutoi ata. Ndaj nuk ishte shembull për t’u sjellë në këtë debat“, tha Idrizi.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>