Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Idrizi: Nuk ka burrë none dhe palaço që të heqë emrin “Çamëri”

Nga admin 0

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, i ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, tha se askujt nuk duhet t’i shkojë në mendje që të heqë emrin “Çamëri”.

Idrizi: Ajo që duam të them është që emri Çamëri nuk ka as burrë none as grua none, as palaço që t’i shkojë në mendje që ta heqë, se për ta hequr nuk e heq dot. Është një zonë që njihet prej dy mijë vjetësh dhe është larë me gjak dhe janë zona shqiptare. Për ta negociuar, po ka luajtur mendsh ndonjë, sigurisht që do të përballet jo me protesta, por shumë më tepër se kaq.

Ai ftoi të gjithë që ditën e shtunë t’i bashkohen protestës përpara ambasadës greke për të protestuar kundër deklaratave të Presidentit të Greqisë, por edhe të çështjeve të tjera.

Idrizi: Kemi disa halle më të mëdha sesa PDIU. Ditën e shtunë për të protestuar përpara ambasadës greke. E filluam tek Ministria e Jashtme, do të vazhdojmë ditën e shtunë dhe i bëj thirrje çdo shqiptari që të vijë, sepse ne do të bëjmë protestë, jo vetëm për atë që ka thënë Presidenti i Greqisë, por edhe për çështjen e marrëveshjes së detit, për varrezat.

http://oranews.tv/article/idrizi-nuk-ka-burre-none-dhe-palaco-qe-te-heqin-emrin-cameri

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej