Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Idrizi në Opozitë, pse e ka frikë Rama?

Nga Media 0

Ndoshta në frontin opozitar, kalimi i vendosur i Shpëtim Idrizit dhe i PDIU, ka ngjallur debate dhe shqetësime të egoizmit politik, mëse të kuptueshëm. Mbas LSI, numrat e zgjedhësve të partisë së themeluar dhe të drejtuar prej tij, janë numrat më të rëndësishëm.

Por jo vetëm, PDIU, është një parti e ndërtuar mbi kauza të forta kombëtare, të cilat, në mënyrë kuptimplotë, duke përkthyer brakstisjen e Idrizit, ndjehen të tradhëtuara nga kryeministri i sotëm.

Frika e Ramës, nga rreshtimi i PDIU-së në frontin Opozitar, përmes mjaft shenjave të tërthorta duket se është e madhe.
Sepse, Marrëveshja e Re me Greqinë, që ka ngecur në llucë, do të kthehet në një boomerang politik për qeverinë e tij, duke patur denoncimin e ashpër të Idrizit, kundër vetes.

Në të vërtetë bashkimi i PDIU-së me Opozitën, ja vështirëson jetën politike qeverisë së sotme, sepse do të pësojë sulme, në kauzat e mëdha morale kombëtare, që janë edhe platformë kryesore e kësaj partie.

http://360grade.al/146294/idrizi-ne-opozite-pse-e-ka-frike-rama/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej