Ka than' i moçmi: 

"Është virtyt që njeriu të shohë dhe të njohë të metat e tij."

- Mit'hat Frashëri

Idrizi: Kufirin Shqipëri-Kosovë ta kthejmë në formalitet

Nga Luljeta 0

“PDIU-ja e ka prioritet të saj programor zgjerimin dhe thellimin e lidhjes vëllazërore mes Tiranës dhe Prishtinës”

Populli i Çamërisë e çmon veçanërisht të shënjtë ditën historike të pavarësisë së Kosovës, sepse plagën e ka ende të hapur”, janë disa nga fjalët me të cilat ka zgjedhur Shpëtim Idrizi, të përshëndesë 9-vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Përmes një

mesazhi shoqëruar me një fotografi ku shfaqen flamuri i Shqipërisë dhe ai i Kosovës, Idrizi uron bashkëkombasit shqiptarë të Kosovës, duke e vlerësuar si ngjarje historike për shqiptarët. Në mesazhin e tij, Idrizi i kthehet domosdoshmërisë së bashkimit të shqiptarëve duke i kthyer kufinjtë që i ndajnë në formalitet.

Mesazhi i plotë i Shpëtim Idrizit

Më rastin e 17 shkurtit, dëshiroj t’i uroj bashkëkombasit tanë kosovarë dhe gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, për 9-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Pas 28 Nëntorit, kjo është data më e rëndësishme historike për shqiptarët duke i dhënë fund një shekulli të gjatë e të mundimshëm vuajtje nën robëri të Kosovës. Këtë ngjarje të shënuar e konsideron veçanërisht të shtrenjtë shqiptarët e Çamërisë të cilët duke e patur ende plagën e hapur, i kuptojnë më së miri vështirësitë dhe dhimbjet që kanë kaluar kosovarët. Nuk është aspak rastësi fakti që PDIU-ja datën e themelimit e ka pikërisht 17 shkurtin. Sot ne të gjithë gëzohemi dhe krenohemi kur shohim Kosovën që ecën përpara me hapa të sigurtë, dhe jemi të bindur se Republikën e Kosovës e pret një e ardhme e shkëlqyer. PDIU-ja e ka prioritet të saj programor zgjerimin dhe thellimin e lidhjes vëllazërore mes Tiranës dhe Prishtinës, duke synuar që kufijtë mes shqiptarëve që na janë imponuar, të shndërrohen në formalitet dhe duke dëshiruar që sa më shpejt të shkojmë bashkë drejt integrimit në BE.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej