Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Idrizi – Gjika, lufta për Vlorën

Nga 27-shi 0

Flamurtari ndodhet tashmë në buzë të greminës, për hir të borxheve të vjetra dhe të reja, ndërkohë që FSHF nuk ka ndërmend ta tolerojë, madje sot ka mbërritur edhe kërcënimi I rradhës, për të tjera sanksione ndaj skuadrës vlonjate. Ndërkohë që administrator i klubit, Sinan Idrizi, vazhdon të replikojë në distancë pe ish-presidentin Gjika, për të gjetur nëpërmjet facebook-ut dhe faqeve të gazetave se kush prej tyre është mëkatari. “Federata ka një kontratë, mesa di unë, të zotit Gjika”, thotë Idrizi. “Ndërkohë që në zyrën time është një kontratë krejt tjetër. Unë, kontratën antiligjore dhe individuale që zoti Gjoka ka bërë me zotin Gjika, para se unë të merrja Flamurtarin, nuk e njoh dhe nuk e paguaj. Kanë pasur mënyra financimi, duke paguar ekipin e Flamurtanit jashtë buxhetit, në mënyrat e tij”.

Por edhe Gjika nuk e humbet kohën kot. Në një postim në faqen e tij në facebook, Gjika deklaron se ka fakte që vërtetojnë se borxhet e lojtarëve që po ndëshkojnë Flamurtarin, janë të periudhës kur administrimin e klubit e mori Idrizi. Ai ka botuar dy dokumente, nga të cilët një është vendimi i Këshillit Bashkiak të Vlorës për t’ia dhënë Flamurtarin në administrim dy kompanive turke, ndërsa tjetri është kontrata e njërit prej futbollistëve, Polizoi Arbri. Gjika thekson se, siç duket edhe nga dokumentet, Idrizi e ka marrë klubin në administrim në 31 korrik 2014, ndërsa kontrata me Arbrin u nënshkrua në 15 gusht të po atij viti, pra në periudhën kur numri 1 i Flamurtarit ishte pikërisht Idrizi. Kryebashkiaku shton se të ngjashme janë edhe kontratat me lojtarët e tjerë, Sakaj e Veliu.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>