Ka than' i moçmi: 

"E çka duhet me ba ma tepër për me kenë shqiptar?!"

Dom Ndre Zadeja

Idrizi: Dy forcat e mëdha politike nuk duan marrëveshje, por të mbajnë vendin në konfliktualitet (film)

Nga Media 0

Duan që të na ndajnë në tifozë dhe harrojnë që ne jemi të gjithë shqiptarë. Konfliktualiteti është instaluar prej 27 vjetësh në politikën shqiptare

Kështu është shprehur kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, gjatë takimit që ka zhvilluar me Forumin e Gruas në Fier.

Në këtë takim ishte e pranishme deputetja Mesila Doda, kryetarja e Forumit të Gruas të PDIU-së, Vjollca Braho, si dhe kreu i PDIU-së në Fier, Nustret Avdullai.

Idrizi tha që pret të ketë një marrëveshje, që të gjitha forcat politike të shkojnë në zgjedhje, gjithashtu që politika të ketë art të saj kompromisin dhe marrëveshjen, jo konfliktualitetin

Unë jam i bindur që dy forcat politike nuk duan të bëjnë marrëveshje, ato duan ta mbajnë këtë vend në konfliktualitet. Duan që të na ndajnë në tifozë dhe harrojmë që ne jemi të gjithë shqiptarë. Konfliktualiteti është instaluar prej 27 vjetësh në politikën shqiptare, në mënyrë që qytetarët, që ju zonjat e nderura, të mos kuptoni cilat janë hallet dhe të mos kuptoni cili është roli i politikës. Roli i politikës është arti i kompromisit, arti i marrëveshjes dhe jo arti i konfliktualitetit. Shqiptarët nuk kanë pse të shkojnë në 18 qershor thjesht për të votuar, por duhen bërë zgjedhje, të ushtrojnë demokracinë një herë në 4 vjet.

PDIU jo rastësisht ka dhe numrin 5 në fletën e votimit. Ne jemi të ndarë në 5 shtete dhe Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka mbështetur gjithmonë bashkimin e shqiptarëve. Sot, Kosova po hyn në një palë zgjedhje të sforcuara, shqiptarët e Maqedonisë kanë poblemet e tyre dhe çfarë po bëjmë ne në

Shqipëri? Kaq të vështirë e kemi që të gjejmë frymën e bashkëpunimit. Prandaj unë ju ftoj ta prishimstatus quo”-në e dy partive të mëdha, ta prishim kënetën e 27 viteve dhe t’i japim zë forcave të reja të fuqishme kombëtariste, që e duan këtë vend”,- u shpreh kreu i PDIU-së.

Shpëtim Idrizi tha se gratë mund të gjejnë një zgjidhje për krizën aktuale.

Nëse do uleshin drejtueset e forumeve të grave, patjetër që do ta shmangnin konfiktualitetin politik që ka mbërthyer Shqipërinë. Unë jam i bindur që siç ju gratë dini të mirëmbani me gjithë forcën e dashurisë tuaj familjen, po me atë dashuri ju do të dini të mbroni atdheun, sepse ju jeni të parat që mendoni se ne kemi veç një familje, veç një Atdhe. Prania e gruas në politikën shqiptare do të ndryshojë këtë lloj konfliktualiteti. Unë i ftoj të gjitha gratë të mos i rrinë larg politikës, ndryshe politika do të vijë në shtëpitë tuaja.

Për të gjithë ata që duan një Shqipëri ndryshe, për të gjithë ata që duan paqen e madhe sociale, për të gjithë ata që duan një pakt të madh kombëtar, ku ne të mos e shohim veten të ndarë në krahina, të mos e shohim veten të ndarë nga ndasitë politike, apo ato fetare, por të shohim Shqipërinë si një të tërë, sepse ne kemi veç një Atdhe, të votojnë nr.5, të votojnë PDIU-në. Unë ju ftoj juve, grave e vajzave të reja të na besoni dhe të na votoni. Të na votoni sepse ne kemi veç një Atdhe. Kur e kemi krijuar këtë parti, zonjat kanë qenë me gishtat e dorës, ndërsa sot janë me qindra mijëra gra e vajza, të cilat na janë bashkuar. Prania juaj në këtë sallë tregon se ky vend ka shpresë. Nuk mundemi dot që t’ja lemë Shqipërinë dy forcave politike që e kanë çuar këtë vend në gjithë këto vite, vetëm në konfliktualitet,- shtoi më tej kryetari i PDIU-së.

Ndërsa deputetja Mesila Doda tha që gratë duhet të përbëjnë gjysmën e Kuvendit të Shqipërisë, pasi ato mund t’i japin zgjidhje konfliktualitetit.

Së bashku duhet të bëjmë të mundur që të realizojmë që 50% e grave të marrin pjesë në vendimarrje. PDIU ka patur gjithmonë në strukturat e saj dhe në listat e kandidatëve gra dhe vajza nga e gjithë Shqipëria. Gratë duhet të jenë gjysma e vendimarrjes, gjysma e Parlamentit të Shqipërisë, sepse ne jemi gjysma e popullatës në këtë vend. Forca e gruas mund të zgjidhë konfliktualitetin politik. Gratë japin mesazhin që i duhet shumë Shqipërisë, larg luftës, larg konfliktualitetit, pro normalitetit, sepse shqiptarët nuk kanë më nevojë për luftë. Kanë nevojë për paqe, për zhvillim dhe siguri në familjet e tyre. Fitorja e PDIU-së nisë nga Fieri, fitorja do të jetë një valë e madhe që do të hapet në gjithë Shqipërinë, ne do të jemi surpriza e radhës e këtyre zgjedhjeve”, – tha Doda.

Kryetari i PDIU-së në Fier Nustret Avdullai tha se roli i gruas në shoqëri, në familje, është shumë i rëndësishëm, prandaj në listat e kandidatëve për deputet të PDIU-së në Fier dhe në gjithë Shqipërinë janë gra dhe vajza.

Kryetarja e Forumit të Gruas në PDIU-së, Vjollca Braho, theksoi: “Vitet e fundit gratë dhe vajzat i janë bashkuar forcës tonë politike, pasi kanë gjetur hapësirë për të qenë pjesë e vendimarrjes.”

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej