Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Identifikohen dy nga autorët e grabitjes në Rinas, policia kontrolle në Fushë-Krujë

Nga Klodiana 0

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka mbledhur mëngjesin e sotëm krerët më të lartë të policisë, në drejtorinë e policisë së Tiranës, e cila ka në dorë dosjen hetimore sa i përket grabitjes së Rinasit, ka mbërritur edhe identifikimi i dy personave që dyshohen si autorë të supergrabitjes.

Deri tani janë të dyshuar edhe Klement Çala, një bashkëpunëtor i vjetër i Murataj, Aleks Pepa, i akuzuar për grabitjen e blindave me para që udhëtonin drejt Rinasit, si dhe një ish-polic me inicialet M.H.

Policia ka ndërmarrë disa kontrolle në fshatrat e Fushë-Krujës, që është edhe vendi më i afërt nga aeroporti kombëtar. Blutë ka marrë indicie se autorët e grabitjes mund të fshihen në këto fshatra. Kujtojmë se ditën e ngjarjes më 9 prill, autorët u larguan në drejtim të Fushë-Krujës, ku u gjetën edhe dy makina të djegura në vende të ndryshme.

Pas grabitjes së Rinasit policia ka mbledhur informacione për këta persona dhe rezulton që edhe pse ishin në kërkim nga policia jetonin në Shqipëri.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej