Ka than' i moçmi: 

"Nuk mendohemi se po mbytet kombi, por shikojmë se mos i lagen çorapet"

                                                                                       -Fan Noli

Ibrahimovic: “Guardiola është trajneri më i papjekur!”

Nga Klodiana 0

Sulmuesi suedez, Ibrahimovic ka rrëfyer edhe më parë marrëdhënien e tij me asaj kohe trajnerin Guardiola. Duke folur pas humbjes së United 2-1 në derbin ndaj Manchester City të drejtuar pikërisht nga Guardiola, Ibrahimovic zbuloi saktësisht se si ishte jeta në aventurën e tij të shkurtër në “Camp Nou”.

“Unë isha te Barça për një arsye. Kisha shënuar shumë gola në gjashtë muajt e parë dhe fituam dy Super Kupa. Gjashtë muajt e parë ishin perfekt. Pas asaj, ne ndryshuam sistemin dhe taktikat, çka nuk ishte në favorin tim, ndaj dhe drejtuesit e klubit më thanë që të komunikoja me Guardiolan”, tregon Ibra.

“Kështu që i thashë Guardiolas se ai po sakrifikonte futbollistët e tjerë për Messin. Ai më tha se më kuptonte mua. Pas asaj ai më la në stolin e rezervave për ndeshjen tjetër, atë pas asaj dhe tjetrën pas asaj. Dhe mendova me vete: ai e zgjidhi shumë mirë problemin!. Më pas nuk më foli më kurrë dhe as që më shikonte. Nëse unë futesha në një ambient, ai dilte jashtë. Nëse unë shkoja ta takoja, ai largohej diku tjetër. Kuptova që kishte diçka përtej futbollit. Por problemi ishte i tij, ishte ai që nuk kishte zgjidhur problemin me mua”, vijoi rrëfimin e tij sulmuesi i Manchester United.

“Kujtoj në ditën e parë, kur ai më tha se futbollistët e Barcelonës nuk shkonin në stërvitje me Ferrari apo me Porsche. Ai më kishte paragjykuar që atëherë, por nëse nuk e njeh një person, atëherë nuk mund ta gjykosh atë. Unë pata eksperiencën time me atë. Nuk e di për të tjerët. Por lexova të njëjtën gjë që kishte ndodhur edhe me Mario Mandzukic dhe Samuel Eto’o. Ai nuk ishte trajneri më i keq me të cilin kisha punuar, por ishte padyshim më i papjekuri, sepse një burrë i zgjidh porblemet e tij”, deklaroi Ibrahimovic për Sky Sport Italia.

mhttp://telesport.al/ibrahimovic-guardiola-eshte-trajneri-papjekur/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej