Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Ia ka vlejt mundimi o kryetar. Ky Goni yt ia kaloi edhe Gon Llakës

Nga Media 0

Nga Mira Kazhani

Sot, fjalimi i deputetit të ri të PD Agron Shehaj u bë viral. Në atë parlament gjatë eksperiencës sime si gazetare më ka qëlluar të shoh pak nga të gjitha. Mjaft të kujtoj se hyrja në gazetari përkon me KPD-në e famshme.

Sigurisht që ajo mbulohej nga gazetarë profesionistë, por sot e kësaj dite kujtoj audiencën e pazakontë që bëri ajo mbledhje socialistësh me batutat dhe etiketat e Fatos Nanos.

Parlamenti ka prodhuar gjithmonë replika, sherre ndonjëherë shumë afër skandalit. Jemi tmerruar nga ato që na kanë dëgjuar veshët e parë sytë, jemi habitur, sqaruar, zhgënjyer, edhe përlotur madje.

Unë nuk e fsheh që dua më shumë majtas por jam përlotur kur Sali Berisha ka lexuar dorëheqjen e tij pas humbjes në 2013. Edhe për këtë e kam një shpjegim por dua ta mbaj për vete hëpërhë. Ajo që ka ndodhur në këto orë me parlamentin nuk i ngjan asnjë parlamenti.

As atij të Teodor Kekos, Azemit, as atij të Nanos liberal e të papërgjegjshëm, as të Berishës që ka forcën e paqes dhe të luftës bashkë. As të Ilir Metës që ka vetinë e mbijetesës. As të Edi Ramës që brenda arrogancës së tij ka një mal me ide e dashuri për Shqipërinë brenda.

Ky është një parlament i pangjashëm. Pas fjalimeve të yjeve të Bashës parlamenti është qesharak. Madje, mendoj që Goni i Bashës, ja mori në kthesë edhe Gon Llakës!

Madje po pres të na zbavisë siç premtoi edhe për 4 vitet e ardhshme.

/tiranapost.al/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej