Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

I vetmi “mik” i mbetur i qeverisë është Batoni, “fanar” i Shqipërisë në Serbi

Nga Media 0

Në kërkim të João Amazonas

Nga Alket Veliu

Kurrë më shumë se sot, nuk e kam ndjerë izolimin e Shqipërisë që pas rënies së komunizmit.

Shqipëria është kthyer në një guackë brenda të cilës mbizotëron era e hashashit dhe barutit, e cila po na mbyt dita ditës.

Dikur Shqipëria vizitohej nga ndonjë marksist i tipit João Amazonas dhe asnjë kryetar shteti apo nivele të larta shtetërore, po ashtu edhe sot Shqipëria nuk vizitohet nga asnjë zyrtar i lartë shtetëror i vendeve mike, madje as Viktor Boştinaru s’po cicëron më.
I vetmi “mik” i mbetur i qeverisë është Batoni “fanar” i Shqipërisë në Serbi por edhe ky mesa duket po dështon me sukses duke detyruar Ramën të izolohet më tej, aq sa edhe ministër të jashtëm nuk gjen dot njeri tjetër veç vetes.

Armiqtë e pushtetit po shtohen cdo ditë, tashmë edhe Zëri i Amerikës (zëri i departamentit të shtetit) kundra pushtetit, por lideri suprem nuk vonon ta etiketojë kazan në ndryshim nga komunistët që e etiketuan tigër prej letre.

Dikur RTSH kontrollohej nga pushteti, sot mediat ushqehen nga pushteti dhe transmetojnë “arritjet” e pushtetit, aq sa Shqipëria po na duket “bahçe me lule”.

Vendi po zbrazet, jo vetëm nga ata që kërkojnë ekonomi më të mirë, por ndjeshëm rritet numri i atyre po largohen për një jetë më të sigurtë, ku krimi mos të drejtojë vendin, ku aftësitë njeriut të jenë konkuruese, aty ku taksat e qytetarit ri investohen për qytetarin dhe jo të shkojnë në xhepat e pushtetarit.

Sot jemi kthyer 28 vjet më parë në kërkim të lirisë dhe demokracisë dhe në kërkim të një Shqipërie si gjithë Europa ndërsa ministri i jashtëm i ri në kërkim të João-s për ti treguar Shqiptarëve që nuk jemi të izoluar.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej