Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

I shpallën luftë edhe CIA-s?!

Nga 27-shi 0

Sqarimi i Ministrisë së Brendshme se lajmi i dalë në media në lidhje me një raport të ri të CIA-s mbi situatën e sigurisë në Shqipëri, është i pasaktë dhe keq-orientues për publikun, ka shkaktuar shumë reagime në ambjentin politik dhe jo vetëm.

Ministria ka thënë:

“Sqarojmë se nuk ka ndonjë raport specifik të kësaj organizate të publikuar në ditët e fundit në lidhje me situatën në Shqipëri.” “The Ëorld Factbook”, është i publikuar në faqen zyrtare të CIA-s. Ky është një produkt i kësaj organizate që përditësohet në mënyrë të përjavshme dhe përmbajtja është lehtësisht e arrotshme online. Pra, megjithëse përditësimi i fundit është i datës 14 gusht 2018, theksojmë se ky është një përditësim i “Factbook” si i tërë dhe jo i të dhënave specifike për Shqipërinë.

Aktualisht për Shqipërinë, “Factbook” ka të njëjtën përmbajtje me atë të vitit 2017 dhe ky tekst, me ndryshime të vogla, është pothuajse i njëjtë me atë të publikuar gjatë periudhës 2007 – 2016. Bashkëlidhur me këtë njoftim përcjellim edhe fotot “print-screen” të faqeve përkatëse të “Factbook” sipas viteve.

Spekullimet politike për të prodhuar me çdo kusht lajme negative njollosin dhe cënojnë drejtpërdrejtë punën dhe sakrificat e punonjësve të Policisë së Shtetit.

Ministria e Brendshme ka qenë dhe mbetet e hapur dhe transparente me median duke informuar me korrektesë për ngjarje që kanë të bëjnë me luftën kundër paligjshmërisë e kriminalitetit.”

Ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar duke shkruar:

“Sqarimi më qesharak i mundshëm i Ministrisë së Brendshme.

Me pak fjalë Xhafa thotë:
“Ku di CIA se ç’është tagjia (hashashi)”.

Që nga viti 1990 nuk kishim dëgjuar kësi sqarimesh kundër “forcave imperialiste”…”

Kurse Edi Paloka, nënkryetar i Partisë Demokratike shprehet:

“Vetëm vëllai i Agron Xhafës, aktualisht në burg për trafik droge, mund t’i thote CIA-s se është e pasaktë.

Raporti i përditësuar i CIA-s nxjerr zbuluar mashtrimin e Edi Ramës që është fituar lufta kundër mbjelljes se kanabisit.

Le të dalë vëllai i Agron Xhafës dhe të mohoje se vetëm në 7 muaj janë kapur rreth 30 tonë drogë, kryesisht në Itali, Greqi dhe më pak në Shqipëri.

Le të thotë vëllai i Agron Xhafës, pse nuk bën analizat e drogës së kapur, njësoj siç i bën Italia dhe Greqia dhe që u del se kanabisi është i freskët.

Mashtrimeve të qeverisë së narkotrafikut u ka dalë boja! Shqiptarët nuk meritojnë një kryeministër të lidhur me krimin e organizuar!”

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej