Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

I jepet lamtumira e fundit Bujos!

Nga Skenderi 0

Është përcjellë sot për në banesën e fundit aktori i mirënjohur i kinematografisë shqiptare Bujar Lako. Trupi i të ndjerit do të prehet në varrezat e Sharrës, Kombinat.

Nuk pati homazhe zyrtare për të, pasi kështu e kishte kërkuar vetë aktori, por një ceremoni të vogël private ku familjarë, miq të afërm e përshëndetën për herë të fundit.

Përmes një postimi në facebook,  Bojken Lako djali i aktorit të ndjerë, ka falënderuar të gjithë personat që kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e babait të tij Bujar Lako.

Miq të Bujos, dashamirës, të afërm e shokë. Jemi të prekur pa masë e na keni dhënë mbështetje e emocion të fortë, me ndjeshmërinë që treguat në këto ditë të vështira. Ju falënderojmë shumë. Duam t’ju njoftojmë se ceremonia mortore do të zhvillohet sot në varrezat e Sharrës, në Kombinat, duke u nisur nga shtëpia në “Myslym Shyri” në orën 11.00. Duam t’ju lajmërojmë se ditën e mërkurë dhe të enjte ju presim në ambientet e Hotel Mondial në dy orare: 10.00 me 14.00 dhe pasdite 16.00 me 19.00 për ta kujtuar Bujon dhe për t’ju falënderuar nga afër”, është postimi i Bojken Lakos.

Aktori Bujar Lako u nda dje nga jeta si pasojë e një ataku kardiak.

Shuhet në moshën 68-vjeçare ikona e filmit shqiptar Bujar Lako

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej