Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Hysi: Të enjten janë në seancë 7 ligjet

Nga Skenderi 0

Mazhoranca ka vijuar edhe këtë të premte me diskutimin e paketës së 7 ligjeve të reformës në drejtësi. Opozita nuk ishte e pranishme në sallë.

Gjatë mbledhjes u diskutua P/ligjin për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

Vasilika Hysi: “Për herë të parë statusi i gjyqtarit dhe prokurorit rregullohet me ligj të posaçëm. Sot kemi trajtuar përfundimisht atë bashkëpunim që patëm me Ministrinë e Financave, Drejtorinë e Administratës publike lidhur me pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve por mos harroni që edhe administrave të  gjykatave dhe prokurorive.Nuk mund të flas me shifra pasi aty janë shumë krerë, me rëndësi është që trajtimi i tyre do të jetë më dinjitoz.Në këtë ligj rregullohet cilësia se kush mund të jetë magjistrat, si mund të ushtrosh detyrën e magjistratit, si mund të japësh drejtësi, rregullat që janë përcaktuar për funksionin e magjistratëve, masat displinore, çdo lloj zvarritje apo vendimi të paligjshëm, abuziv, përgjegjësinë që do mbajnë tashmë gjyqtarët dhe prokurorët për shkeljet e ligjit qoftë dhe nga pakujdesia”.

Gjithashtu Hysi tha se mbetet edhe ligji i fundit për tu diskutuar dhe 7 ligjet janë gati për seancën e së enjtes.

Vasilika Hysi: “Ka mbetur për diskutim dhe ligji shtesa dhe ndryshime në Gjykatën Kushtetuese dhe paketa e 7 ligjeve përmbyllet. Të enjten janë në seancë ligjet”.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej