Ka than' i moçmi: 

"Është virtyt që njeriu të shohë dhe të njohë të metat e tij."

- Mit'hat Frashëri

Hyn në fuqi Vetingu, nis verifikimi për rreth 800 gjyqtarë e prokurorë

Nga Media 0

 

Ka hyrë sot në fuqi ligji për vetingun, i cili synon rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në të gjitha shkallët e sistemit të drejtësisë. Janë rreth 800 gjyqtarë e prokurorë që do të nënshtrohen këtij procesi rivlerësimi i cili stynon pastrimine  sistemit nga të korruptuarit e të inkriminuarit.

Edhe pse PD e ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese, ligji nis të funskionojë menjëherë. Në bazë të ligjit të Vettingut, të gjithë gjyqtarët e trupave gjyqësore në Shqipëri do të kalojnë në 3 teste të vlerësimit të tyre që nisin me atë të pasurisë, kontrollin e figurës e më pas atë etiko-profesional.

Janë katër institucioneve të reja e që janë , komisioni i pavarur i kualifikimit, Kolegji i apelimit, Komisionerët publik, dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit që do të jetë pjesë e rëndësishme e këtij procesi.

Presidenti ngarkohet në Kushtetutë, për të shpallur vendet vakante për pozicionet e të gjithë anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit, ndërsa brenda 7 ditëve pasi mbylljes së procesit të aplikimit, kreu i shtetit bën një listë me kandidatët të cilët plotësojnë kriteret për secilin pozicion dhe një listë me ata që nuk i plotësojnë këto kritere.

 

Ligji parashikon gjithashtu dhe rastet kur presidenti nuk e kryen dot këtë procedurë brenda 45 ditëve nga hyrja në fuqi të Aneksit të Kushtetutës, kjo kompetencë i kalon Avokatit të Popullit.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej