Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët kur i lë treni, kurrë nuk thonë u vonuam, por na iku".
                                                                                        -Faik Konica

Humori në zi…Lamtumirë Fadil Hasa!

Nga Media 0

Humori shqiptar është në zi për humbjen e aktorit të madh Fadil Hasa. Të afërmit, miqtë dhe kolegët janë mbledhur sot në pallatin e kulturës “Aleksandër Mosiu“ në Durrës, për t’i dhënë lamtumirën njeriut që i fali buzëqeshje çdo shqiptari që e njohu.

Fadil Hasa, u nda nga jeta një ditë më parë, në moshën 78-vjeçare, pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë në mushkëri.

Ai la pas lot e dhimbje, ama të gjithë do ta kujtojnë duke bërë batuta e duke buzëqeshur.

Të parnishëm në homazhe kanë qenë një serë artistësh të cilët e konsiderojnë humbje të madhe, megjithatë ata i janë mirënjohës veprës që Hasa ka lënë pas.

Regjisori Haxhi Rama ka është shprehur se kjo humbje nuk mund të përshkruhet me fjalë: “Buzëqeshja është sot në zi.”

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej