Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen në dy anë: Ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet, dhe ana e zuzarëve”.

                                    -Faik Konica

Humor apo e vërtetë? Dilema e një burri kur zgjedh nusen mes tri grash….

Nga Media 0

Një burrë po dilte me tri gra dhe më pas do të vendoste se me cilën do të martohej. Ai vendosi t’i testojë duke u dhënë secilës nga 5000 dollarë dhe të shikonte se cfarë do të bëjnë me to.
E para bëri një ndryshim rrënjësor në pamje. Ndryshoi modelin e flokëve dhe grderobën për t’i bërë sa më shumë përshtypje burrit. Ajo i tha se e bëri gjithë këtë ndryshim që të ishte më shumë tërheqëse për të pasi e donte shumë. Ai ishte i habitur.
E dyta i bleu atij shumë dhurata. Disa pajisje të reja kompjuteri, një set të ri golfi dhe disa rroba të kushtueshme. Duke ia dhënë këto dhurata i shpjegoi se i shpenzoi ato para per të pasi e donte shumë. Sërish burri ishte i habitur.
E treta i investoi paratë në bursë dhe i shumëfishoi ato. Më pas i ktheu mbrapsht burrit 5 mijë dollarët që i dha në fillim dhe pjesën tjetër e depozitoi në një llogari të përbashkët. Ajo i tha se mendonte për të ardhmen e tyre, pasi e donte shumë. Ai u befasua edhe për të tretën herë.
Burri filloi të mendonte për një kohë të gjatë për atë që bënë gratë me paratë. Gjejeni se me cilën grua zgjodhi ai të martohej? Mendoni si mashkull.
Ai u martua me më të bukurën. Burrat mbeten burra.
Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej