Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Humbi edhe nënën e rolit, “Gjinoja” rrëfen: U ndjeva njësoj kur nëna ime biologjike ndërroi jetë!

Nga Media 0

Atij i mjaftoi një rol, i pari dhe i vetmi në karrierën e tij si aktor për të mbetur gjithnjë në kujtesën e publikut shqiptar. Admir Sorra, aktori  i cili luajti rolin e Gjinos në filmin ”Përrallë nga e kaluara”, ka rrëfyer për “Newsbomb” dhimbjen dhe trishtimin e madh që ndjeu kur mori vesh se nëna e tij e rolit, Tana ose aktorja e mirënjohur  Hajrie Rondo, u nda nga jeta pak ditë më parë.

Edhe Admiri është shprehur tejet i trishtuar për mënyrën se si e braktisën Hajrie Rondon kur lutej për ndihmë e mbështetje, ndërsa zbulon çfarë e pengoi të shkonte t’i jepte lamtumirën për në banesën e fundit.

“Padyshim që ndjej keqardhje të thellë për mënyrën si u nda nga jeta dhe për mundimin që kaloi gjatë sëmundjes se saj. Trishtim për mënyrën si e braktisën edhe kur lutej për ndihmë e mbështetje”, thotë “Gjinoja”.

“Dikur, kur isha pjesë e xhirimeve, ishte takuar me nënën time biologjike dhe e pati mbushur me reklamë e fjalë të mira për mua. Kur ime më ndërroi jetë m’u ther zemra sepse isha akoma fëmijë. Por të siguroj që shumë dhimbje e trishtim kam ndjerë edhe për largimin e nënës sime të rolit”.

Admiri nuk mundi të merrte pjesë në varrimin e aktores së ndjerë dhe ka treguar arsyet se përse ai nuk i dha lamtumirën fizikisht.

“Ngushëllimet ia dërgova familjes por s’di pse boshllëku më ndaloi këmbët të shkoja në përcjelljen e saj. Përseris që më vjen kaq keq, sepse ju dha njerëzve me të mirën e shpirtit të saj për t’i kënaqur nëpërmjet artit dhe u ndie e vetme kur pati nevojë për ta”, përfundon aktori.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej