Ka than' i moçmi: 

"E çka duhet me ba ma tepër për me kenë shqiptar?!"

Dom Ndre Zadeja

Humb jetën historiani i njohur, u godit me thikë nga ish-kunati

Nga Skenderi 0

Historiani dhe studiuesi i njohur i gjuhës shqipe Altin Kocaqi ka ndërruar jetë ditën e djeshme në spitalin e Traumës në Tiranë. Ai humbi jetën pasi u plagos me thikë nga ish-bashkëshorti i motrës së tij.

Marjan Levanti, plagosi me thikë Altin Kocaqin së bashku me prindërit e tij, për shkak se nuk pranonte divorcin.

Ngjarja

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 23 dhjetorit 2016 në zonën e Unazës së Re në Tiranë, kur Marjan Levanti ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortes Elena Levanti dhe pasi është takuar me djalin 7-vjeçar, është fshehur brenda në shtëpi.

Në momentin kur Elena Levanti (Kocaqi) ka hyrë në shtëpi dhe ka parë dikë të fshehur poshtë krevatit ajo ka kërkuar ndihmë. Prindërit e gruas  kanë dalë dhe janë përballur me ish-dhëndrin. Pasi iu ka kërkuar të ndërmjetësonin për t’i ribashkuar me Elenën dhe duke mos marrë miratimin e tyre, Marjan Levanti ka rrëmbyer një thikë, duke plagosur fillimisht ish-vjehrrin Ferit Kocaqi, ish-vjehrrën Qanie Kocaqi dhe ish-kunatin Altin Kocaqi që ndërroi jetë dje rreth orës 14:00 në spitalin e Traumës në Tiranë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej