Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

27 qershor 1945/ Protesta e Çamërisë kundër genocidit grek dhe telegrami drejtuar forcave aleate

Nga Media 0

 

Protesta kundër genocidit grek i drejtohej ministrit fuqiplotë të Jugosllavisë në Tiranë si dhe misioneve ushtarake amerikane, sovjetike, franceze e angleze

Data 27 qershor, ka mbetur në kujtesën e popullsisë  së Çamërisë, si dita më e zezë e historisë së vuajtjeve të tyre. Pikërisht më 27 qershor të vitit 1944, forcat e Zervës ekzekutuan në mënyrë barbare 2000 çamë brenda një nate në qytetin e Paramithisë, kryesisht gra e fëmijë. Mijëra të tjerë u vranë në qytete e fshatra të tjera të Çamërisë ndërsa pjesa e mbetur u shpërngul me forcë për të mbërritur në Shqipëri si emigrant.

Një vit më vonë, më 27 qershor 1945, popullsia çame e vendosur në disa qytete të Shqipërisë, organizoi mitingje protesta, në përkujtim të viktimave të genocidit grek dhe i kërkoi shteteve aleatë në Luftën Antifashsite të vendosin drejtësi për popullsinë çame.

Përmes një telegrami dërguar të gjitha ambasadave të vendeve të koalicionit antifashist, popullsia çame kërkonte drejtësi. Letra i dërgohej ambasadorit të Jugosllavisë në Shqipëri si dhe misionit ushtarak Sovjetik,  të Anglisë, Amerikës e Francës.

Telegrami   

Telegram i Këshillit Antifashist Çam drejtuar Qeverisë Demokratike Shqiptare

Sot më datë 27 qershor 1945, gjithë populli Çam i mbledhur ndër mitingje përkujton masakrat e poshtra të bëra nga klikat reaksionare e shoviniste greke të Zervës.

Më 27 qershor 1944 të përgaditur mirë për një sulm të tillë, Zerva me andartët e tij mercenarë vërsulet mbi fshatrat e qytete çame duke mbjellë duko kob e zi mbi popullatën tonë të pafajshme e të pambrojtur. Shkelën Çamërinë për të zhdukur çdo gjurmë. Filluan masakrat të tilla që na detyruan të braktisim në çrregullim vatanin e të zëmë rrugën e emigrimit për në Shqipëri.

Sot populli ynë, foshnja, gra, burra e pleq ngrenë zërin e tyre protestonjës përpara gjithë popujve antigfashist dhe liridashës dhe kërkojnë zbatimin e drejtësisë për t’i dhënë mësimin e duhur katilave profesionstë të shovinizmit grek.

KËSHILLI ANTIFASHIT ÇAM

Tiranë më 27.VI, 1945

Mbi  këtë letër ka një mbishkrim me shkronja dore ku citohet: telegrame të tilla i janë dërguar edhe ministrit fuqiplotë të Jugosllavisë në Tiranë si dhe misioneve ushtarake sovjetike, angleze, amerikane dhe franceze.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej