Ka than' i moçmi: 

“Nuk ka këshillë më të keqe nga ajo që e shtyn njeriun të mohojë kombin e vet”
                                             -Naum Veqilharxhi

Hoqa të zit’ e ullirit!

Nga Media 0

Nga Ilir Levonja

Në një treg të madh, një arkë me ullinj se si të duket. Dhe normalisht lind pyetja, se kush i blen e i përgatit. Këtu në tropik ulliri as kultivohet. E gjen kudo gati, në gjithfarësoj mënyrash si edhe është e ditës. Madje nga të katër anët e Mesdheut, nga Kalifornia gjithashtu. Po të freskët nga pema nuk kisha hasur.

Megjithatë sot arritjet e frutikulturës në raport me kushtet e nevojshme klimaterike për rritjen dhe prodhimin kanë avancuar shumë. Hibritet e sojeve të ndryshëm janë realitet. Gjithsesi m’u kujtua një shprehje e vjetër e nënave tona kur donin të zbrazeshin nga ndonjë pakënaqesi e ditës, me hallet e tyre, kur thoshin, hoqa të zit’ e ullirit.

Shprehje që sot pak ia dinë kuptimin, me përjashtim të atyre familjeve që e duan, e kultivojnë dhe e kanë traditë ullirin. Menjëherë u kujtohen mbledhja, kanistrat, kopanet…, qypat. Deri tek e fundit pëllemba mbi vajin e ngrohtë në kazan për ta ndarë nga llumi.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej