Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Historike/ Ronaldo, futbollisti i parë që shënon 100 gola në Champions League (film)

Nga Ejona 0

Futbollisti i Real Madrid, Cristiano Ronaldo ka hyrë në historinë e futbollit evropian, duke u bërë i pari lojtar që shënon 100 gola në garat evropiane.

Mjaftuan dy golat që Cristiano Ronaldo shënoi kundër Bayern, për të arritur kuotën e 100 golave duke lënë pas edhe Leo Messin, i cili ka mbetur në kuotën e 97 golave.

Në ndeshjen kundër Bayern golin e parë Ronaldo e shënoi në minutën e ’47, ndërsa golin tjetër që vulosi sfidën e sotme e shënoi në minutën e ’77.

“Sot zhvilluam nëj ndeshje shumë të mirë dhe pamë në fushë një Ronaldo në superformë, i cili shënoi dy gola dhe mund të realizonte edhe një të tretë. Është një futbollist i madh dhe profesionist i jashtëzakonshëm. Edhe kur duket sikur nuk është në formë, në ndeshjet e rëndësishme le gjithmonë shenjën e vet”, tha trajneri i Realit për Ronaldon.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej