Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Historiani grek Mihalopoulos: Çështja Çame është çështje e të drejtave të njeriut

Nga Media 0

historiani-grek

Popullsia e Çamërisë i ka titujt e pronësisë, prandaj ekziston Ligji i Luftës që të vazhdojë të mbajë të bllokuara pronat e popullsisë çame

Një tjetër historian grek ka argumentuar pse Çështja Çame është çështje e të drejtave të njeriut. Në një emision në kanalin grek “Skynews.gr”, historiani parashikon se si do të avancojë Çështja Çame dhe se si popullsia e përzënë nga trojet e veta në Çamëri do të arrijë të kthehet për të marrë pronat e veta bashkë me dëmshpërblimet.

greketHistoriani Mihalopoulos thotë se Ligji i Luftës është sot në fuqi me qëllimin e vetëm për të penguar kthimin e pronave të popullsisë çame. “Çamët ishit pronarë tokash dhe ishin të fuqishëm. Janë shqiptarë, dinakë dhe të aftë, mund t’i marrin pasuritë e tyre dhe do të zotërojnë fuqi ekonomike shumë të madhe në rajon. Prandaj ekziston Ligji i Luftës që të vazhdojë të mbajë të bllokuara pronat e popullsisë çame”, thotë ndër të tjera historiani grek.

Në të njëjtën linjë me historianin, moderatori  argumenton se Çështja Çame është çështje e të drejtave të njeriut dhe se Greqia e ka firmosur Traktatin e Lisbonës për të drejtat e njeriut dhe është e detyruar ta njohë atë.

Çamët mund t’i marrin pronat se duke firmosur Traktatin e Lisbonës njohëm dhe Kartën e të Drejtave të Njeriut. Çamët do të vijnë dhe do thonë: Më shkele të drejtat e njeriut dhe më more pronat, tani m’i kthe prapa. Dhe do t’i marrin bashkë me dëmshpërblimet. Dhe mos harroni se çamët i kanë titujt e pronësisë dhe janë pronarë trojesh të konsiderueshme në Çamëri”, thotë moderatori grek.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>