Ka than' i moçmi: 

"Besa, pra, mund të ketë shumë në këtë botë, atdheu është vetëm një."

- Çajupi

Historia po rishkruhet zoti Dule!

Nga 27.al 0

Politika ka moral…”, thotë Vangjel Dule dhe e përsërit disa herë gjatë intervistës së tij në Top Story me Sokol Ballën.  Përpiqet të sqarojë arsyet, pse është sot jashtë koalicionit me PS-në, duke bërë fajtor kryeministrin Rama, i cili sipas Dules bën një politikë pa moral. Ai thotë që është sot jashtë koalicionit me PS-në për çështje parimore. Në të vërtetë, zoti Dule është sot jashtë koalicionit me PS-në, sepse kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe qeveria e tij, kanë një qëndrim konkret për Çështjen Çame,  kërkojnë zgjidhje bazuar në konventën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Është shumë më e thjeshtë se sa u përpoq Dule të servirë në intervistën e tij me mendime të stërholluara, me qëndrimet e tij “parimore”.

Dule është sot jashtë koalicionit me Ramën, sepse e thotë me krenari se tashmë Greqia ka ndryshuar qëndrim ndaj Shqipërisë dhe po mban pozicion bllokues për integrimin. Vështirë se gjendet  formacion politik në Shqipëri, që e gjen parimin e

bashkëpunimit me një partner në koalicion, i cili mbështet publikisht bllokimin e integrimit të Shqipërisë në BE. Parimisht kështu duhet të jetë dhe jo sipas “parimeve” të zotit Dule, por sipas parimit të interesave të Shqipërisë.  Qëndrimet e tij “parimore dhe me moral”  të përsëritura mbrëmë, janë në kundërshtim të plotë me interesat e Shqipërisë.

Nuk ka Çështje Çame, çështje labe, çështje myzeqare apo kështu me radhë”, ka thënë Dule. Por, nëse nuk ka Çështje Çame, çështje të marrëveshjes së kufinjve detarë, çështje të integrimit të Shqipërisë në BE, atëherë zoti Dule duhet të argumentojë pse duhet të ketë një çështje të garazheve në Himarë. Ndërsa përsërit se nuk ka Çështje Çame, kreu i PBDNJ-së flet me bindje për cënim të të drejtave të minoritetit në Himarë, një krahinë historikisht shqiptare.

Historia as nuk ndryshohet, as nuk parashkruhet dhe as nuk rishkruhet”, thotë Dule dhe përpiqet të na bindë se i vetmi version i historisë është ai që kanë shkruar paraardhësit e grekëve, Napoleon Zerva me të ngjashmit e tij. Por jo, se krimet kanë lënë gjurmë dhe historia po rishkruhet. Më mijëra dokumente e fakte të pakundërshtueshme faktojnë sot një tjetër version të historisë, krej i kundërt me atë të zotit Dule e Napoleon Zervës. Ka fakte e dokumente të pakundërshtueshme në arkivat e Shqipërisë Greqisë, Britanisë, Gjermanisë, SHBA-së e gjetkë që vërtetojnë se Napoleon Zerva ishte bashkëpunëtor me nazistët e jo popullsia e Çamërisë. Historia po rishkruhet dhe ky fakt ka përshtjelluar me sa duket mendjen e Dules, i cili nuk gjen dot as argumentin më të vogël për të mbështetur qëndrimet e tij paradoksale.

Është e turpshme dhe antinjerzore përgjigja e Vangjel Dules, për pyetjen, “pse nuk lejohet një 80-vjeçare të shkojë në Greqi“. Është tallës dhe cinik argument i tij: “nuk ekziston në Greqi termi administrativ në emër të së cilit e ka të shënuar në pasaportë, vendlindjen 80-vjeçarja“. Ajo 80-vjeçare dhe shumë të tjerë të lindur në Çamëri, e kanë të shënuar në pasaportën e tyre vendlindja Çamëri. Ai territor është në Greqi dhe atje është toka, ku ka lindur ajo 80-vjeçare dhe ai territor do të duhet të ishte minoriteti shqiptar në Greqi, i cili të respektohej siç respektohet minoriteti grek në Shqipëri. Është vendi ku ajo 80-vjeçare e shumë të tjerë kanë eshtrat e të afërmve të tyre dhe duan të kthehen atje, ashtu siç çdo njeri e ka të drejtën e Zotit të respektojë të vdekurit. Varret e të parëve të tyre janë atje si një fakt i pakundërshtueshëm, ciladoqoftë historia e shkruar nga Napoleon Zerva deri tek Vangjel Dule. Nuk është një problem teknik por një çështje e të drejtave të njeriut.

Se “JO”, thotë zoti Dule nuk ka Çështje Çame, por “PO” zoti Dule ka Çështje Çame dhe ajo është në tavolinë për t’u zgjidhur, e rekomanduar edhe nga Brukseli. Se “Po” thotë zoti Dule, në Himarë minoritetit grek i cënohen pasuritë. Por, “Jo” zoti Dule në Himarë ka shqiptarë që po i nënshtrohen ligjeve të këtij shteti bashkë me garazhet e tyre. Ndërsa minoritetet në Shqipëri respektohen si askund tjetër në botë, aq më shumë minoriteti grek. Ndaj nuk ka çështje të hapur të minoritetit grek për t’u zgjidhur, por ka Çështje Çame për t’u zgjidhur.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej