Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Historia është po ajo: dy djem, një pistoletë, plumba dhe gjak

Nga Media 0

Nga Gresa Hasa

Një vajzë 17-vjeçare është vrarë mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Historia është po ajo: një djalë, dy djem në fakt; një pistoletë, plumba dhe gjak. Një tjetër vajze i merret jeta dhunshëm në këtë shoqëri të sëmurë që rrit kriminelë dhe viktima. Kaq shumë dhunë, kaq shumë dhunë që prek veçanërisht vajzat dhe gratë, ua shkatërron dhe vjedh atyre jetën, shpesh pa e nisur atë ende.

Lexoja kronikën e kobshme dhe çuditërisht, më silleshin ndërmend fytyrat e shoqeve të mia dhe të gjitha atyre vajzave që me guxim dhe inteligjencë uzurpuan rrugët këto ditë. Vajza inteligjente, guximtare, frymëzuese; shpresa për një të ardhme të drejtë për të gjithë ne. Lufta për arsimim shkon përtej burokracisë dhe teknikaliteteve universitare.

Për një pjesë tonën, ajo është luftë për ekzistencë; e vetmja siguri për një shoqëri të lirë e të shëndoshë, për një shoqëri ku s’derdhet më gjak. Vetëm dritë e dijes do të na shpëtojë nga mjerimi që na ka kapluar dhe këtë dritë s’do të na e falë askush, atë duhet ta fitojmë me çdo kusht dhe mund t’ia dalim veçse duke u organizuar së bashku!

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej