Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Historia e hebrenjve që bën krenarë shqiptarët dhe turpëron grekët

Nga Media 1

Si i dorëzoi Greqia 1725 burra, gra, pleq e fëmijë hebrenj brenda një dite drejt kampeve të shfarosjes në Aushvic, ndërkohë Shqipëria shpëtoi brenda pak ditësh 2000 hebrenj nga nazistët gjermanë.

Është fakt i pranuar botërisht qw asnjë shtetas hebre në Shqipëri, nuk u doruëzua tek nazi-fashistët. Të gjithë hebrenjtë që jetuan në Shqipërinë gjatë Luftws së Dytë Botërore, u strehuan nëpër shtëpitë e shqiptarëve, ku gjetën shpëtimin e tyre nga përndjekja naziste. Kjo është një histori që e bën krenare padyshim Shqipërinë. Janë me mijëra raste që dëshmojnë për heroizimin dhe finsnikërinë e shqiptarëve në mbrotje të hebrenjve. Janë me qindra histori, ku shqiptarët rrezikuan jetwn e tyre dhe të familjes së tyre për të mos i dorëzuar hebrenjtë. Kjo nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër të Ballkanit. Madje, e kundërta ka ndodhur, Greqia, vendi ynë fqinj i ka dorëzuar me zell tek nazistët, hebrenjtë që kishte në territorin e saj.

Masakra greke ndaj hebrenjve

Data 25 mars e vitit 1944 është një ndër ditët më të zeza të historisë së hebrenjve në Ballkan. Ishte mëngjesi i asaj dite, kur trupat gjermane me ndihmën e trupave të xhandarmërisë greke, batalioneve të Sigurimit grek të komanduar direkt nga kryeministri kuisling, Joani Ralli hipën nëpër kamionë rreth 1.725 burra, gra, pleq e fëmijë të komunitetit hebre, të cilët ishin grumbulluar nga i gjithë Epiri në dy qendra. Ishin hebrenjtë, të cilët prej disa shekujsh jetonin në Epir. Brenda një dite grekët në bashkëpunim me nazistët i nisën në kampet e shfarosjes. Sipas dëshmitarëve dhe dokumenteve të kohës nuk pati asnjë reagim nga qeveria vendore, nga popullata greke. I gjithë operacioni shoqërohej atë ditë nga policia vendase dhe ushtria gjermane.

Shqipëria, si atdheu i dytë për hebrenjtë

Ndërkohë në Shqipëri, qeveria shqiptare, megjithëse nën pushtimin nazifashist, i pajisi herbenjtë me pasaporta shqiptare duke i kthyer në shqiptarë për t’i shpëtuar nga holokausti i tmerrshëm nazist. Është fakt i njohur historik, momenti kur një në Qarkore e vitit 1939, e lëshuar nga Ministria e Brendshme shqiptare, parashikonte regjistrimin e të gjithë shtetasve izraelitë që jetonin në Shqipëri, me qëllim strehimin dhe marrjen e tyre në mbrojtje. Qarkorja e Ministrisë së Brendshme i drejtohet të gjitha prefekturave ku iu kërkohet të regjistrojnë të gjithë shtetasit e kësaj kombësie me të gjitha të dhënat personale.  Dokumenti i marrë nga Arkiva e Shtetit, i vitit 1939, dëshmon për përpjekjet e shtetit shqiptar për të marrë në mbrojtje shtetasit hebrenj. Në përgjigje të qarkores, Prefektura e Rrethit Vlorë, paraqet pranë Ministrisë, listën me emrat e hebrenjve që gjendeshin në këtë Prefekturë në atë kohë.

Qeveria shqiptare e asaj kohe, ishte nën pushtimin fashist, më 14 maj 1939 Ministria e Brendshme Shqiptare, kishte shpërndarë një urdhëresë në të gjithë prefekturat e Shqipërisë, ku kërkonte të hartoheshin listat me hebrejtë që jetonin në vendin tonë si nënshtetas shqiptarë, pra që rezultonin nën zyrat e gjendjeve civile, si dhe ata që banonin apo punonin në Shqipëri, por nuk kishin nënshtetësi shqiptare.

Ishte koha, kur kishte vetëm një muaj që Shqipëria ishte pushtuar nga Italia fashiste, kur po diskutohej unifikimi i ligjeve me Italinë. Në atë kohë Italia e kishte hartuar dhe miratuar dekretin kundër hebrenjve, i cili përbëhej nga 21 nene, në të katërtin e të cilëve thuhej: “Hebrejtë e huaj që në datën e shpalljes së këtij dekreti gjenden në Mbretëri, duhet të lëshojnë menjëherë territorin e saj, brenda një muaji (pastaj 6 muaj) nga data e botimit të vetë dekretit.”

Historia e mëvonshme tregoi se shteti shqiptar nuk adoptoi asnjë ligj të kësaj natyre dhe se listat e hebrejve nuk u dorëzuan kurrë tek italianët, por se vendi ynë u përkushtua t’i strehojë ata e t’i ndihmojë për t’u larguar drejt vendeve të sigurta. Ndryshe nga sa ndodhi në të gjitha vendet e tjera të Ballkanit. Shqipëria nuk dorëzoi asnjë hebre tek fashistët apo nazistët dhe për këtë ka hyrë në histori si një ndër aktet më rëndësishme humane.

Pak vite më pas, në vitin 1943, kur forcat gjermane po mbërrinin në Shqipëri. Një numër i konsiderueshëm hebrenjsh ndodhej në territorin shqiptar dhe rrezikoheshin nga nazistët gjermanë. Në atë kohë, ishte ministër i Brendshëm Kolë Bibë Miraka, i cili drejtoi këtë dikaster në periudhën maj 1943 – shtator 1943.

Një urdhër i tij i datës 31 gusht të vitit 1943, detyronte pajisjen me pasaporta shqiptare për të gjithë hebrenjtë që ndodheshin në territorin e vendit tonë në atë kohë. Përmes pasaportave shqiptare ata mund të udhëtonin e të gjenin strehim në Italinë jugore, pjesë e çliruar në atë kohë prej forcave aleate anglo-amerikane.

Komente (1)

  1. Lulishi duhet te iki nga kryetari PD’s nje ore e me pare

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej