Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Historia e Dedës që po strehohet në kishë për të mos e dëbuar nga SHBA, pastorja: Trump duhet të kalojë mbi mua, le të shkoj në burg (Film)

Nga Media 0

Historia e Dedës që po strehohet në kishë për të mos e dëbuar nga SHBA, pastorja: Trump duhet të kalojë mbi mua para se ta depërtojë
“Ta lë gruan të vdesë dhe të braktis fëmijët e mi për t’u kthyer në Shqipëri? Jeta ime nuk do të kishte më kuptim. Nuk do t’i shikoja më kurrë.” Kështu e nis rrëfimin e hisotrisë së tij të trishtë shqiptari Ded Rranxburgaj për HuffPost.
Deda dhe familja e tij tashmë strehohen brenda një kishe në Detroit në mënyrë që ai të mos dëbohet nga Amerika. Ata kanë zhvendosur apartamentin e tyre brenda në kishë, ndërsa pastorja Jill Zundel është e vendor t’i ndihmojë.
“Mesazhi im për Trump është ky: ‘Duhet të kalosh mbi mua dhe kishën nëse do ta marrësh këtë familje. Ne do t’i mbrojmë ata. Do të bëjmë ç’është e mundur që ata të jenë të sigurtë’”, thotë ajo.
Flora e sëmurë, teksa qëndron në karrige me rrota thotë me lot në sy: “Nëse unë qëndroj këtu dhe burrin e deportojnë, kush do të kujdeset për mua? Im shoq nuk është njeri i keq apo kriminel.”
Jeta e Dedës është e ngjashme me atë të shumë emigrantëve shqiptarë. “Jam nga Shqipëria, erdha në SHBA para 17 vitesh. Erdha për një jetë më të mirë, si gjithë të tjerët”, tregon ai.
Deda ka dy fëmijë, Lorencin 24-vjeçar dhe Eric 15 vjeç, që është shtetas amerikan, pasi ka lindur atje.
“Jemi në kishë, është vend i sigurtë. Askush nuk mund të na bëjë gjë. Këtu është shtëpia e Zotit”, thotë Deda, ndërsa pastorja e përforcon këtë ide duke u shprehur: “Ky është vendi i vetëm ku supozohet që ata të mund të jenë të sigurtë. Administratat e tjera e kanë respektuar këtë, nuk e di mbi këtë të Trump.”
“Engjëlli i tyre mbrojtës”, pastorja Zundel ka vendosur të sakrifiohet për ta. “Ligjërisht nuk besom se do më ndodhë gjë, por nëse shkoj në burg s’ka gjë, nëse familja qëndron e bashkuar  le të shkoj në burg”.

An Act Of Faith

ICE considers him a fugitive. His best protection against arrest and deportation? The walls of this sanctuary church.

Posted by HuffPost Reports on Tuesday, January 30, 2018

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej