Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Hidhet shorti i Champions League/ Dy përballjet: Juventus-Monako dhe  Real Madrid-Atletico Madrid

Nga Skenderi 0

Juventus do të përballet me AS Monako ndërsa Real Madrid C.F. përballet me  Atletico Madrid.  Kështu u përcaktua sot shorti i hedhur në Nion të Zvicrës për përballjet gjysmëfinaliste të Champions League.  Siç duket dy skuadrat spanjolle do të përballen me njëra-tjetrën për të dalë në finale njëra prej tyre, e cila më pas përballet me fituesin e sfidës Juventus-Manako.

Ndeshjet e para gjysmëfinale do të luhen më 2 dhe 3 maj, ndërsa ato të kthimit më 9 dhe 10 maj.

Ndërkohë që gjithë vëmendja e fansave të futbollit ishte në Nion të Zvicrës për të mësuar përballjen e dy gjysmëfinaleve të mëdha, organizatorët e këtij kompeticioni kanë dështuar në lidhjen direkt. Këtë gjë ata e kanë pranuar edhe vetë, në website-in e tyre zyrtar ky i kërkonin fansave të prisnin për pak çaste.

Fatmirësisht lidhja direkt është bërë sërish e mundur në momentin kur nga shporta është nxjerrë emri i parë i skuadrës gjysmëfinaliste.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej