Ka than' i moçmi: 

"Populli nuk e pëson duke qenë i ditur."

- Pjetër Bogdani  

Heshtje vrastare…

Nga 27.al 0

Nga Ilir Seci

Sivjet në gusht, kur isha në Krujë, mbasi vizituem Muzeun e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeut, ndaluem në tregun e njoftun të këtij qyteti…

-“Si i keni punët?!” – pyeta një shitës aty. E kam zakon temin që gjithmone me bisedu me shitësit, kudo që shkoj.

-“Bereqavers!” – ma ktheu tregtari krutan, – “Kruja shyqyr që ka këtë Kala dhe na sjell turistët, se ndryshe do kishim ngordhë!”…

Me i dhanë të drejtë tregtarit krutan, mjaftonte me ndigju gjuhët e huaja që fliteshin atë ditë në udhët dhe tregun e Krujës. Përplot me turistë të huej.

Me asht kujtu shpesh kjo bisedë këtyne ditëve të mbushuna plot dëshprim prej lajmeve që vijnë nga Shqipnia. Lajme për Importin e Plehnave apo lajme për shkatërrimin e Parqeve Kombëtare të Valbonës dhe Thethit. Këto lajme të idhëta, që për fat të keq po dalin të vërteta, i ban edhe ma dëshpruese heshtja e shoqnisë shqiptare! Shqiptarët heshtin a thua se Plehnat e Importueme nga jashtë nuk do helmojnë mjedisin e tyne, por mjedisin e ndonjë shteti tjetër!? Një heshtje kolektive, a thue se ato plehna nuk kanë me pasë ndikim në mjedisin e tyre!? Në muejin qershor 2016 organizmat ndërkombtarë që masin ndotjen e ujnave e renditën Shqipninë në vendin e fundit në Europë për nivelin e ndotjes se detrave!

Peme te prera dhe te djegura ne pyllin e malit te Pecmarres ne Qukun e Valbones, pjese e parkut kombetar, Lugina e Valbones e cila shtrihet ne Alpet e Bekuara ne komunen e Bajram Currit. Prej disa vitesh kjo lugine eshte bere nje destinacion i rendesishem turistik i cili gjate stines se veres pret rreth 25-30 mije vizitore vendas dhe te huaj, kryesisht, gjermane, ceke, italiane e franceze.

Dhe kjo ngjet në një kohë, kur në Shqipni s’ka ma industri që të ndotë ujërat!?

Shqiptarët, po ashtu, heshtin për ndërtimin e HEC-ve në lumin e Valbonës dhe ate të Shalës në Theth. Heshtin a thue se shkatërrimi i Valbonës dhe Thethit nuk ka me pasë ndikim në ekonominë kombtare!? Ata që dëshirojnë mund ta mësojne nëpërmjet portaleve ma prestigjioze të turizmit se ku synojnë të shkojnë dy të tretat e turistëve të huaj të vizitojnë Shqipninë. Me të huaj kam parasysh shtetas të huaj dhe jo shqiptarë që mbajnë pashaporta të shteteve ku jetojnë. Kur vjen puna për Shqipninë krejt portalet e përmenduna në botë për turizmin, vlerësojne dhe sugjerojnë udhëtimin Valbonë-Theth si gjaja ma tërheqëse për ata qe duen me vizitue vendin tomë. E megjithate këto ditë, kur kanë nisë punimet pëë ndërtimin e HEC-ve në Parkun Kombëtar të Valbonës shqiptarët heshtin! Përveç Valbonës janë ba publike edhe disa projekte tjera për ndërtime hidrocentralesh edhe në Lumin e Shalës që zbukuron Parkun Kombëtar të Thethit. Të tilla projekte ka edhe për Lumin e Currajve në Nikaj-Mërtur. Mbas Valbonës radhën për me humbë bukurinë magjepse e kanë Thethi dhe Nikaj-Mërturi… Dhe opinioni shqiptar HESHT!

E keqja asht se kjo heshtje kolektive merret për aprovim nga keqdashësit që e shfrytëzojnë ma së miri këtë apati kolektive!

Çka kemi mangut na shqiptarët si popull që asnjëherë nuk po dimë me mbrojtë interesat tona në kohë dhe në vend!? Parqet e Valbonës dhe Thethit, Nikaj-Mërturit dhe Vjosës, janë pasuria jonë Kombëtare! Me ju kthye asaj fjalës së tregtarit krutan – “Kruja shyqyr që ka këtë Kala dhe na sjell turistët, se ndryshe do kishim ngordhë!” – njisoj me te njajtën peshë kjo kishte me vlejtë në shkallë vendi për parqet tona kombëtare!

-“Shqipnia shyqyr që ka këto Alpe, këtë Vjosë dhe këtë Bregdeti që na sjellin turistët, se ndryshe do kishim ngordhë!”

Alpet, Vjosa dhe Bregdeti sjellin turistë të huej, të huej jo shqiptarë me pashaporta të shteteve tjera. Turizmi është ndër bizneset ma fitimprurese në tanë botën! Sepse një turist që vjen sjell lekë në Shqipni, prej se pret bileten e avionit, prej se merr taksinë në Rinas, prej se paguan hotelin në Tiranë, prej se paguan biletën e furgonit ose autobusit për destinacionin që asht nisë me vizitue, PAGUEN, paguen, kur ha në restorante, paguan udhërrëfyesin vendas që e shoqnon… Tanë këto fitime në nji mënyrë ose tjetrën shkojnë në xhepat e shqiptarëve të thjeshtë! Në rast se ky zinxhir biznesi këputet në nji hallke a ka me funksionue ekonomia si ma si përpara? Lehtë mundet me u marrë me mend që jo!

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>