Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Herdi Prenga, nga Kroacia te kuqezinjtë, në gjurmët e të atit

Nga Media 0

Në listën e shpallur këtë të premte nga trajneri italian i Kombëtares shqiptare të futbollit, Christian Panucci, binte në sy edhe një tjetër emër që grumbullohet për herë të parë. Ai është Herdi Prenga, qendërmbrojtësi 23-vjeçar i ekipit kroat, Inter Zapresiç.

Prenga është lindur në Zadar të Kroacisë nga prindër shqiptarë me origjinë nga Mirdita. Babai i tij, Besniku ka qenë gjithashtu futbollist i kombëtares kuqezi në vitet 1992-1994. Djali i tij e ka nisur karrierën tek akademia e Dinamos së Zagrebit, klubit më të shquar kroat, ndërsa në vitin 2013 firmosi të parën kontratë profesioniste për klubin kryeqytetas. Prenga është 1.89 m i gjatë, ka këmbë të preferuar të djathtën.

Dy vitet e para si futbollist profesionist i kaloi në formë huazimi te Sesvete dhe Lokomotiva e Zagrebit, me këtë të fundit që do ta blinte përfundimisht në vitin 2017 nga rivalët kryeqytetas. Por pas dy sezonesh me këtë ekip, Prenga do të largohej për te Inter Zapresiç.

Sa i përket karrierës ndërkombëtare, Prenga u grumbullua filimisht me Kombëtaren kroate të U17-s, duke luajtur në raundin “elitë” të Europianit të vitit 2011. Pasi luajti çdo ndeshje të atij edicioni u thirr nga trajneri Dinko Jeliçiç me përfaqësuesen e moshave U19, për të luajtur në kualifikueset europiane të kësaj grupmoshe. Ngjitja e tij do të vijonte me Kroacinë U21, i thirrur nga trajneri Nenad Graçan, por pa luajtur.

Në janar të vitit 2015, Prenga do të shprehte për mediet shqiptare dëshirën e tij për të ndjekur gjurmët e të atit, Besnik Prenga, duke veshur fanellën kuqezi, pasi do të ishte një nder për të.

Pas kësaj deklarate, ish-trajneri Skënder Gega i 21-vjeçarëve shqiptarë do ta kontaktonte 20-vjeçarin dhe familjen e tij e vetëm një muaj më vonë ai do t’i çonte ftesë për grumbullim me ekipin e moshave nën 21 vjeç.

Herdi Prenga, nga Kroacia te kuqezinjtë, në gjurmët e të atit

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej