Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Hendeku midis rajoneve të pasura dhe të varfra të Europës po thellohet

Nga Skenderi 0

1

Rrugët e bukura, por të mbushura plot me plehra, të Katanjës, qytetit të dytë më të madh në Sicili, janë një botë larg qytetit të pasur verior të Trentos. Pothuajse një e katërta e sicilianëve janë të privuar materialisht, që do të thotë se ata nuk mund të përballojnë makinat personale apo të ngrohin shtëpitë e tyre mjaftueshëm, krahasuar me vetëm 5% të banorëve të Trentos. Italia nuk është unike. Në shumë vende në Europë, diferencat brenda vendit duket se po përkeqësohen.

Sipas një analize nga “The Economist”, hendeku midis rajoneve të pasura dhe të varfra në Eurozonë është rritur që pas krizës financiare. Vlerësimi i “The Economist” për pabarazinë rajonale mat të ardhurat mesatare për frymë të rajoneve më të varfra, shprehur si përqindje ndaj të ardhurave të pjesës më të pasur të vendit. Mesatarja e peshuar për 12 vende tregon se pabarazia rajonale ishte në rënie në vitet para krizës 2007-‘08, por që është rritur që atëherë.

Në Kalabri, rajoni më i varfër i Italisë, raporti i të ardhurve për person krahasuar me vendin më të pasur, Bolzanon, ishte 45% në vitin 2007, ndërsa sot është 40%. Kudo në rajonet e varfra të Eurozonës, është parë një rënie e të ardhurave si në termat absolutë, ashtu dhe në ata relativë.
Një përjashtim bën Gjermania, me pjesën lindore ish-komuniste, ku PBB-ja për frymë arrin në 67% të ish-vendeve perëndimore gjermane (përjashtuar Berlinin).

Deindustrializimi është pjesërisht fajtor. Pjesa më e madhe e 19 anëtarëve të Eurozonës kanë më pak vende pune në industrinë përpunuese se sa në vitin 2008. Punësimi në industrinë përpunuese është i lartë në shumë vende të varfra të Europës, por ka humbur konkurrueshmërinë botërore për shkak të mbivlerësimit të Euros. Shpenzimet e shtrënguara publike gjithashtu kanë luajtur rolin e tyre. Që në 2008, numri i nëpunësve civilë në Eurozonë ka rënë me 6%.

Kjo më së shumti ka dëmtuar rajonet në nevojë. Shkurtimet në asistencën sociale gjithashtu ka dëmtuar. Një studim nga Luca Agnello, Giorgio Fazio dhe Ricardo Sousa, tre ekonomistë, gjeti se kursimet kanë çuar në pabarazi në 13 vende europiane nga vitet 1980 deri në 2008.

Kjo tregon se problemi do të vazhdojë: fondet publike do të jenë të shtrënguara në vitet në vijim, ndërsa shpenzimet publike në arsim apo infrastrukturë do të reduktojë rritjen ekonomike në të ardhmen. Edhe nëse Eurozona do të rritet fort edhe njëherë, “plagët” gjeografike do të jenë të dukshme.

/monitor.al/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>