Ka than' i moçmi: 

Gabimi i atij që punon me dëshirë dhe endje, është më i mirë se të qëlluarit e atij që punon pa dashur."

- Sami Frashëri

Haradinaj: Nuk më shqetëson “klani i Millosheviçit”

Nga Klodiana 0

Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk shqetësohet nga akuzat e politikanëve serbë, apo siç i ka quajtur Haradinaj “klani i Millosheviçit”.

Përmes një postimi në Facebook Haradinaj tha se është shpallur i pafajshëm për të gjitha akuzat e tmerrshme të prodhuara nga vrasësit e popullit të tij.

“Nuk më shqetëson klani i Millosheviçit. I kam respektuar ligjet e vendit tim dhe ligjet ndërkombëtare! Jam përballur me akuzat më monstruoze të prodhuara nga vrasësit e popullit tim dhe në një proces të gjatë e të mundimshëm, jam shpallur i pafajshëm për të gjitha pretendimet, nga instanca më e lartë e drejtësisë ndërkombëtare. Këtij verdikti i është bindur krejt bota.

Të vetmit që vazhdojnë të merren me këtë punë, janë politikanët e klanit të Millosheviçit, të cilët më nuk kanë kurrfarë fuqie që në emër të, gjoja drejtësisë, t’i shtyjnë agjendat e tyre politike, dhe unë nuk i marr fare seriozisht. Shpejt do t’i kthehem punës për vendin tim. Ky është i vetmi preokupim imi!”, shkruan Haradinaj.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>