Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Haradinaj: Me ligjin e ri do mbyllen të gjitha lojërat e fatit

Nga Klodiana 0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e lojërave të fatit.

Haradinaj, në fjalën e tij është ndalur edhe te punonjësit që kanë punuar në këto lojëra të fatit, ndërsa është shprehur se do t’i trajtojë sipas kostos së tyre.

“Ne kemi votuar ligjin të ndalen lojërat e fatit në Kosovë. Lotaria e Kosovës mbetet pasi  është publike, ndërsa të gjitha lojërat e fatit ndalen. Ata që kanë qenë në pushtet nuk e di pse nuk e kanë kryer këtë punë. Kam thënë që kur të vijmë në pushtet do t’i ndalim disa punë.Çdo ligj e ka koston e vetë financiare. Edhe kalkulimet se çka ndodhë me atë pare nëse nuk përfundon në këto lojëra.  Ajo pare qarkullon prapë në vend, sa i përket vendeve të punës jemi të gatshëm t’i trajtojmë të gjithë ata që kanë punuar, por mundësitë janë të kufizuara”, ka thënë Haradinaj.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej