Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Haradinaj: Kosova është Evropë, por na mungon lëvizja e lirë

Nga Klodiana 0

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk dëshiron që të rinjtë e vendit të largohen drejt Gjermanisë dhe Austrisë për një jetë më të mirë, por kërkon të bëjë Kosovën, si këto dy shtete.

Gjatë ceremonisë së 14 vjetorit të themelimit të Gjimnazit “Loyola” në Prizren, Haradinaj tha se Kosova është Evropë por i mungon lëvizja e lirë, e cila shumë shpejt do realizohet.

“Ne jemi Evropë, Kosova është Evropë, na mungon lëvizja e lirë por edhe ajo do të vjen, por edhe lëvizja e lirë dhe mundësitë me lëvizë lirshëm janë mundësi me e pa se çka ndodh në vendin tonë e çka ndodh në vendet e tjera. Por ne duhet të synojmë ta bëjmë jetën këtu, që rinia jonë të fokusohet, të vazhdojë brez pas brezi me zhvillu Kosovën. Dëshira jonë është më bë Kosovën Gjermani e Austri, e jo të rinjtë tanë me shku në Gjermani e Austri. Ne do të vazhdojmë të u ofrojmë nxënësve në këtë shkollë një shkollim të mirë, të u garantojmë një shkollim të mirë, dhe pas shkollmit në Loyla, një mundësi për shkollim të mëtejmë për fakultet, dhe disa prej nxënësve e kanë edhe mundësinë të vazhdojnë në gjermani, të studiojnë apo të bëjnë shkrim profesional”, tha ai.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej