Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

Hapja e negociatave/ Rama: Kusht është Vetting-u, PD po e mban peng

Nga Skenderi 0

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar opozitën se po pengon hapjen e negociatave me BE duke bllokuar në mënyrë të qëllimshme ligjin e vetting-ut, që sipas Ramës nuk ka asnjë kusht tjetër për hapjen e tyre përveç këtij ligji.

 “Kryefjala sot është përsëri Vetting-u i gjykatësve dhe prokurorëve që ju e mbani peng. Vendet anëtare të BE-së e vlerësuan progresin e qëndrueshëm që ka bërë Shqipëria”, ka deklaruar Rama.

Gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend, Rama gjithashtu foli edhe për 5 prioritet e kërkuara nga BE, duke thënë se 5 prioritetet që lidhen me reformat janë thelbësore për çdo vend që synon integrimin, por këto prioritete janë vetëm kritere dhe jo kushte për anëtarësim, tha Rama.

Rama: “Kusht është Vetting-u, ligji që i hap rrugë reformës në drejtësi. Të tjerat janë dokërrat e dëshpërimit tuaj të pangushëllueshëm. Ju hidhni përditë baltë e akuza, me shpresën se shqiptarët do t’ju besojnë juve”.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej